Tinder po zgjeron mënyrat se si mund të gjykoni përputhjen e mundshme me dikë duke u bazuar tek shijet e tyre muzikore.
Platforma “dating” ka prezantuar Music Mode, e cila ju lejon tëdëgjoni “himnin” e dikujt përpara se të zgjidhni se në cilindrejtim të bëni “swipe”. Music Mode do të integrohet me Spotify dhe do ta bëjë më të lehtë gjykimin e përdoruesve tëaplikacionit sipas këngës që gjithsecili zgjedh për të përfaqësuarveten.
Music Mode do të mund t’a gjeni në tab-in Explore, të shtuar sëfundmi, çka do të thotë se nëse doni t’a injoroni këtë opsion tëri, mund t’a bëni lehtësisht këtë gjë. Zëvendës Presidenti iTinder Kyle Miller e krahasoi Music Mode me “ndjesinë kur je në një festë dhe zbulon se dikujt tjetër i pëlqen e njëjta këngë qëju pëlqen dhe ju“.
Tinder publikoi gjithashtu disa statistika që tregonin se çfarëmuzike po përzgjidhnin përdoruesit duke i vendosur si si himnete tyre për vitin 2021, në krye të listës është “Way 2 Sexy (with Future & Young Thug)” e Drake, e ndjekur nga “Kiss Me More” nga Doja Cat dhe SZA dhe “good 4 u” e Olivia Rodrigo.
Kompania thotë se Music Mode do të bëhet i disponueshëmkudo që mund të merrni Spotify në javët e ardhshme dhe se do të mund ta përdorni këtë opsion nëse keni lidhur llogarinë tuajSpotify me atë në tinder dhe keni shtuar një himnin tuajin.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.