TikTok prezanton opsionin e ri për të rinjtë nën 18 vjeç - Business Magazine Albania

TikTok prezanton opsionin e ri për të rinjtë nën 18 vjeç

Udhëzues

TikToku po vendos një kufi ditor për kohën përpara ekranit. Kështu përdoruesit që janë nën 18 vjeç mund t’I vendoset opsioni për të mos qëdnruar më shumë se 60 minuta.

Nëse të rinjtë e arrijnë limitin, ata do të duhet të fusin një kod për të vazhduar përdorimin e aplikacionit brenda 24 orëve.

Por ata do të munden të heqin dorë nga masa e re, për të cilën TikToku thotë se do të zbatohet “në javët e ardhshme”.

Lexo edhe: Pas KE, SHBA dhe Kanada heqin aplikacionin “TikTok” në pajisjet qeveritare

Aplikacioni i shpërndarjes së videove po prezanton masën e re për t’i ndihmuar njerëzit “të qëndrojnë nën kontroll” gjatë përdorimit.

TikToku ka thënë se limiti i ri vjen pas nxitjes së vitit të kaluar për të inkurajuar adoleshentët të menaxhonin kohën që kalonin para ekranit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0