TikTok ka njoftuar pezullimin e disa funksioneve të tij në Rusi. Në kuadër të ligjit të ri të lajmeve të rreme në Rusi, TikTok pezullon transmetimin e drejtpërdrejt dhe përmbajtjen e re në shërbimin e videove.
Gjithashtu, kompania njoftoi se momentalisht nuk do të preket shërbimi i mesazheve brenda aplikacionit.
“Në dritën e ligjit të ri të “lajmeve të rreme” të Rusisë, ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të pezullojmë transmetimin e drejtpërdrejt dhe përmbajtjen e re në shërbimin tonë video, ndërkohë që ne shqyrtojmë ndikimet e sigurisë të këtij ligji”, shkroi kompania me anë të një njoftimi në Twitter.
Po ashtu, kompania bëri me dije se do të mbikqyrë zhvillimin e ngjarjeve në Rusi për të përcaktuar se kur mund të rifillojnë shërbimet.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto