Biznesmeni i shquar amerikan Thomas J. Walter, themelues dhe udhëheqës i “Tasty Catering”, ishte pjesë e #UniversumTalks dje më datë 30 Mars, përmes një Skype konference. Ai ndau me studentët dhe të ftuarit pjesëmarrës përvojën e tij në transformimin e kompanisë Tasty Catering dhe u pergjigj dhjetra pyetjeve nga pjesëmarrësit. Z. Walter shpjegoi se si pas transformimit nga stili menaxherial i udhëheqjes në stilin e liderit dhe përfshirjës më të madhe të punëtorve në vendimarrje, kompania e tij pat rritje të hatashme në të gjitha aspektet.
Thomas J. Walter theksoi se ai përpiqet të promovojë në kompaninë e tij ndërrmarrësinë, pozitivitetin dhe dashurinë mes të gjithëve që secili ta ndiejë kompaninë si të veten. Promovimi i vlerave të sipërmarrjes nga Thomas në kompaninë e tij ka rezultuar në themelimin e 7 ndërrmarrjeve nga punëtorët e “Tasty Catering”. Z. Walter e cilësoi të rëndësisë së veçantë nevojën e fokusimit në ndërrmarrësi, në vend se të orientohen kah punët klasike të zyrës, si ato në institucione shtetërore. Këto ndryshime në kompaninë e tij kanë ngritur organizatën në njerën nga më të vlerësuarat, me mbi 40 çmime për kulturën organizative.
Në fund, ndërrmarrësi amerikan duke motivuar pjesëmarrësit që të nisen në rrugen e sipërmarrjes, i ftoi ata që ti shkruajnë për të kërkuar ndihmë me këshilla dhe njohuri në nisjen dhe zgjerimin e bizneseve të reja.
Universum është renditur në Top 1000 Shkollat më të mira të biznesit në Botë nga Eduniversal, si i vetmi institucion nga Kosova | Universum is ranked in the Eduniversal Top 1000 Business Schools in the World as the only Business School from Kosovo.