Thirrje për ide inovative “Sipërmarrjet Kreative 2017” - Business Magazine Albania

Thirrje për ide inovative “Sipërmarrjet Kreative 2017”


Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes në kuadër të projektit “I4TOUR – Zhvillimi Territorial për Turizmin e Qëndrueshëm, Ndërmarrjet Krijuese, Zhvillimi Rural dhe Punësimi i të Rinjve” i financuar nga IADSA (Programi i Konvertimit të Borxhit për Zhvillim), çel thirrjen e dytë për dhënien e granteve mbështetëse për sipërmarrjet kreative të planifikuara për t’u ngritur bazuar në ide inovative.

Nëpërmjet kësaj nisme krijohet mundësia më e mirë për të transformuar një ide inovative në një sipërmarrje të mirëfilltë, duke ofruar një grant mbështetës, ambientet e punës, si dhe një asistencë të kualifikuar për zhvillimin e idesë, ku do të financohen 5 grante, prej 489.090 Lekë për startup biznesesh në sektorin e turizmit në qarkun e Vlorës.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë faqen e web-it të projektit I4TOUR www.i4tour.info duke shkarkuar formularin e aplikimit si dhe guidën shoqëruese të formularit të aplikimit. Aplikimet do të dërgohen në adresën e e-mailit të Projektit “I4TOUR” i4tourproject@gmail.com.

Afati kohor për pranimin e aplikimeve do të jetë 30 ditë nga data e publikimit.

Dokumentet i gjeni në linkun:
http://www.ekonomia.gov.al/al/projekte/thirrjet-calls

Burimi: facebook.com 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0