Si AADF po rivendos “Piramidën” si epiqendër të sipërmarrjes dhe teknologjisë shqiptare
Të enjten në orën 20:15, do të transmetohet një episod special i Think Big, që premton të bëjë dritë mbi një nga projektet më ambicioze urbane dhe inovative në Shqipëri: transformimin e Piramidës së Tiranës në një qendër kreative dhe teknologjike. Episodi do të transmetohet live në platformën e BusinessMag, dhe në rrjetet tona YouTube, Facebook dhe LinkedIn.
Në fokus: projektet që janë vendosur në “piramidën e suportuar” nga AADF, të cilat po rriten, po lidhen dhe po kontribuojnë në formimin e një ekosistemi të qëndrueshëm inovacioni. Për të udhëhequr këtë udhëtim, ekipi i Think Big ka intervistuar katër figura kyçe që e njohin mirë realitetin e inovacionit dhe sipërmarrësisë në Shqipëri dhe që janë vetë aktorë aktivë në këtë histori:
- Shqipe Berisha, Drejtoreshë ekzekutive e Piramida Tirana dhe menaxhere e TUMO — me fokus tek edukimi kreativ dhe teknologjik për brezin e ri.
- Donjeta Sahatçiu, Drejtoreshë e Kampusit 42 Tirana— një akademi që formon programues dhe profesionistë digjitalë me qëllim të transformimit të tregut vendas.
- Uranik Begu, Drejtor i Plug & Play për Evropën Qendrore dhe Lindore — një rrjet global që lidh startup-et shqiptare me mundësi ndërkombëtare dhe investitorë.
- Esmeralda Byberi, CEO e Innovation Hub — që punon për të çliruar potencialin inovator të vendit dhe për të krijuar mundësi suportuese për startupet.
Gjatë episodit, ata do të ndajnë rrëfime nga projekti, sfidat që kanë kaluar, momentet kur kanë pasur dyshime dhe ato kur kanë ndjerë se po krijonin diçka me ndikim. Do të flasim për bashkëpunime publike-privat, për “fail fast, learn fast”, dhe për vizionet që tashmë po bëhen realitet.
Ju ftojmë të ndiqni episodin live nesër në 20:15 në BusinessMag, YouTube, Facebook dhe LinkedIn.
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto