Think Big, pasqyra e personazheve të numrit 20 të revistës Businessmag. Edhe në print - Business Magazine Albania

Think Big, pasqyra e personazheve të numrit 20 të revistës Businessmag. Edhe në print


Kanë një pikë të përbashkët të gjithë sipërmarrësit në çdo fushë, të gjithë nismëtarët e lëvizjeve që çojnë përpara zhvillimin, siç janë edhe gratë që luftuan për të drejtat e tyre themelore. Mendojnë përtej kornizave, e arrijnë të shohin në një horizont më të gjerë.

Kjo personifikon edhe personazhet që vijnë në Numrin 20 të revistës BusinessMag.

Ju mund të shkarkoni Këtu Revistën, ndërsa këto ditë do të mund ta shfletoni edhe në print.

Në historitë e këtij numri mbizotërojnë ato të grave sipërmarrëse, si një dedikim për marsin, lëvizjet dhe arritjet që ka bërë fuqia rozë. Zhvillimet në botë edhe në vend mund t’i gjeni në brendësi, ndërsa profile të shumë zonjave të përzedhura qëllimisht në fusha të ndryshme, ju japin një panoramë konkrete të sipërmarrjes, përpjekjes që gratë po bëjnë në të voglën e tyre.

Në këtë numër nuk mungojnë profilet e shqiptarëve të suksesshëm jashtë vendit. Të rinj që, pas  studimeve jashtë kanë arritur jo vetëm të integrohen, por edhe të vlerësohen për njohuritë e tyre e të pozicionohen shumë mirë në fusha kërkimore.

Një projekt i ri po vjen nga Businessmag. Ai është një cikël emisionesh mbi sipërmarrjen dhe orientimin e karrierës. Ju mund të njiheni me objektivin kryesor të këtij projekti në brendësi.

Ndërkohë, një sipërmarrës nga Filipinet, i cili pritet të prezantojë së shpejti biznesin e tij global edhe në Ballkan, do t’ju tregojë si mund të keni një pasuri të paluajtshme moderne, të veçantë dhe me kosto të lirë.

Mes historive të brandit, këtë radhe ju sjellim rrugëtimin 100 vjeçar të Hilton, ndërkohë nuk mundojnë shembujt motivues për të përmirësuar karrierën apo sipërmarrjen tuaj.

Shkarkoje Këtu revistën dhe lexoje në kohën tënde të lirë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0