Themelohet Aleanca e Tregtisë Elektronike në Ballkan - Business Magazine Albania

Themelohet Aleanca e Tregtisë Elektronike në Ballkan

Shoqatat e tregtisë elektronike të Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Shqipërisë kanë nënshkruar një Memorandum për themelimin e Aleancës së tregtisë elektronike në Ballkan – BECA, e cila do të promovojë dhe ndihmojë në lehtësimin e tregtisë elektronike rajonale. Formimi i BECA u mbështet nga Fondi Rajonal i Hapur për Europën Juglindore – Tregti e Jashtme, i mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane dhe i zbatuar nga GIZ, në zyrat e të cilit u nënshkrua memorandumit.

Pesë Shoqatat e tregtisë elektronike nga Ballkani, nënshkruesit e memorandumi, janë themelues dhe anëtarë të Këshillit Drejtues të Aleancës së tregtisë elektronike në Ballkan, në veçanti Shoqata e Tregtisë Elektronike në Serbi – Ivan Tanasković, Shoqata e Tregtisë Elektronike Shqiptare – Valer Pinderi, Shoqata e Tregtisë Elektronike nga Bosnja dhe Hercegovina – Orhan Gazibegović, Shoqata për Tregti në Internet “eComm” nga Bosnja dhe Hercegovina – Alma Ahmić dhe Shoqata e Tregtisë Elektronike Maqedonase – Nina Angelovska Stankov.

Aleancën e përbëjnë organet e drejtuesit – Kuvendi, Këshilli Drejtues, Presidenti i Këshillit Drejtues dhe Kuvendit, koordinatori kryesor, dhe koordinatorët kombëtarë për çdo vend. Presidentja e Shoqatës së Tregtisë Elektronike Maqedonase, Nina Angelovska Stankov, u zgjodh Presidentja e parë e Aleancës së Tregtisë Elektronike në Ballkan. Angelovska, së bashku me ekipin e Shoqatës së Tregtisë Elektronike Maqedonase, si presidente e parë do të drejtojë punën gjatë vitit të parë. Shoqata e Tregtisë Elektronike Maqedonase është gjithashtu shoqata e parë e formuar në rajon, me më së shumti përvojë dhe gatishmëri, dhe zgjedhja e Angelovskës u mbështet nga të gjitha Shoqatat.

“Tregtia elektronike si pjesë e pashmangshme e ekonomisë dixhitale mund të luajë një rol të rëndësishëm në rritjen ekonomike të rajonit. Të gjitha vendet janë tregje të fragmentuara dhe të vogla në vetvete, dhe për të shfaqur potencialin e tyre, duhet të jemi në gjendje të shohim të gjitha vendet si një treg të integruar. Ndër sfidat kryesore janë transporti i shtrenjtë ndërkufitar, tarifat dhe procedurat doganore, vështirësitë administrative dhe rregullat dhe rregullatat jo të unifikuara. Janë bërë përpjekje për ta zhvendosur këtë për një kohë të gjatë, por progresi është shumë i ngadalshëm. Në përgjithësi, të gjitha vendet e rajonit renditen më poshtë në krahasim me vendet evropiane kur bëhet fjalë për tregtinë elektronike. Vetëm me një qasje të përgjithshme dhe fuqitë e bashkuara mund të bëjmë përparim. Besoj se Aleancës së Tregtisë Elektronike në Ballkan mund të luajë një rol të rëndësishëm në hapjen e rrugës për një të ardhme më të mirë për zhvillimin e tregtisë elektronike në Ballkan dhe besoj se në një kohë shumë të shkurtër, ajo do të njihet si “zëri i tregtisë elektronike” në Ballkan. Do të jetë kënaqësi për mua të drejtoj Aleancën në fillimet e saja në themelimin e bazave për punë të mbarë, dhe jam mirënjohës për besimin,” tha Dr. Nina Angelovska, Presidentja e AETM dhe BECA.

Aktivitetet e BECA-s do të kenë si synim krijimin e një të ardhme më të mirë për tregtinë elektronike ndërkufitare në Ballkan, duke krijuar politika të lidhura me tregtinë elektronike dhe lobimin për ndryshime, por gjithashtu adresimin e sfidave të ndryshme nga zinxhiri i tregtisë elektronike. Kjo përfshin adresimin e çështjeve të lidhura me tarifat doganore, pengesat administrative, strategjitë e përbashkëta të transportit, strukturat rregullatore, dhe më shumë. Aleanca gjithashtu do të shërbejë si bazë për shkëmbimin e informacionit, dijes, opinionet, dhe praktikat mes anëtarëve.

Shoqatat themeluese kanë tashmë etabluar bashkëpunim të shkëlqyeshëm, dhe duke u unifikuar përmes BECA-s, ata presin që vetëm me forcat e bashkuara mund të arrihet progresi dhe rritja e tregtisë elektronike rajonale. Një nga iniciativat më premtuese për tregtinë elektronike rajonale është platforma ecommerce4all.eu (qendër burimore dhe informative për menaxhimin e bizneseve të tregtisë elektronike në CEFTA), e cila u lancua si pjesë e projektit të GIZ dhe u zbatua nga Shoqata e Tregtisë Elektronike Maqedonase, në bashkëpunim me të gjitha shoqatat e tregtisë elektronike nga CEFTA. Brenda këtij projekti, u zhvillua një modul për shenjën e parë të besueshmërisë rajonale në tregtinë elektronike, e cila do të vazhdojë të zhvillohet në kuadër të Aleancës së tregtisë elektronike në Ballkan.

Themelimi i Aleancës së Tregtisë Elektronike në Ballkan adreson kërkesën e vazhdueshme për një përfaqësim të bashkuar të sektorit të tregtisë dixhitale në rajonin e Ballkanit. Përmes shoqatave anëtare, aleancës i përfaqësohen nevojat e rreth 450 kompanive dhe synon të shfrytëzojë potencialin tregtar në rajonin e CEFTA dhe BE. Ajo gjithashtu synon të promovojë rrjetet e biznesit, të lehtësojë shkëmbimin e dijes dhe të lobojë për një ekosistem miqësor ndaj biznesit në nivel kombëtar dhe rajonal,” – tha Florian Brütting, Drejtor i Pjesës së Tregtisë Elektronike në Fondin Rajonal të Hapur për Europën Juglindore – Tregti e Jashtme.

Gjithsesi, deri më tani, në Ballkan nuk ka pasur një organ rajonal i cili ka për detyrë pikërisht tregtinë elektronike ndërkufitare dhe zhvillimin e saj, dhe në të ardhmen, Aleancën e Tregtisë Elektronike në Ballkan do të jetë e hapur për anëtarë nga vendet e tjera të Ballkanit dhe rajonit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0