The Times: Rafting në Parkun e parë Kombëtar të lumit Vjosa në Europë - Business Magazine Albania

The Times: Rafting në Parkun e parë Kombëtar të lumit Vjosa në Europë

Rafting

Gazeta e famshme “The Times ” shkruan nje artikull plot pasion dhe te ndjerë për Rafting në Parkun e parë Kombëtar të lumit Vjosa në Europë.
Përrenj emocionues, male të shenjta dhe një lumë i pazbutur – ja si është të aventurosh në Vjosë në Shqipëri.

Gazetari i famshëm Sean Newsom ishte i ftuar i Albania Rafting  Group. Ai shijoi programin 6 ditë e 5 netë të Albania Rafting Group “Raft, Kayak dhe Hike in Albania”.

Ai shkruan, “për mua, lumenjtë e Shqipërisë mbeten xhevahirët e kurorës së saj. Kur bëhet fjalë për ndjenjën e madhështisë, Vjosa është në një thesar më vete, teksa muskulon rrugën e saj poshtë maleve me borë dhe mbush gjysmën e luginës së saj me drurë dhe rrënoja – hera e fundit që pashë një rrjedhë uji mbreslënëse si kjo”, ishte në veri të Kanadasë.

Megjithatë, lumi më i mrekullueshëm që pamë ishte Osumi, i cili është ruajtur i pastër përmes një shtrirjeje gëlqerore prej 16 milje për të krijuar  kanione të ngushta me anë të thepisura. Herë pas here, nën ujëvarat e tyre të derdhura dhe dredhkat pasuese, këto kanione duken si animacione kompjuterike, të destinuara për pjesën tjetër të filmave Avatar.

Lexo: Roboti që do të drejtojë për herë të parë një orkestër

Në të dyja rastet, ndjesia e mahnitjes merr një shkëlqim nga fshikullima që vjen nga rafting. Në fakt, kaq e fuqishme ishte kjo ndjenjë sa- po të isha në të njëjtën moshë me pjesën tjetër të grupit- pa dyshim që do me kish nxjerrë nga kursi i jetës sime.

Kjo u bë e qartë në natën tonë të parafundit, kur dikush bëri një lloj pyetjeje pas darkës që e mbyll bisedën dhe i vë të gjithë në mendime: “Nëse nuk do të duhej të trajnoheshe , me çfarë profesioni do ta shkëmbeje  atë që keni tani ?” Përgjigja ime më befasoi plotësisht. “Guidë Rafting,” u thashë atyre.

Por, Vjosa është vetëm një nga mrekullitë e shumta të eksploruara nga ky itinerar. Zhvilluar nga partnerët pionierë të kompanisë, Zamo dhe Alma Spathara të Albania Rafting Group, ajo përshkon atë që duket si gjysma e vendit dhe nxjerr të gjitha llojet sekreteve nga peizazhi shqiptar.

The Times

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0