The New York Times i sugjeron botës romanin e Ismail Kadare

The New York Times i sugjeron botës romanin e Ismail Kadare


Nuk dihet sa shqiptarë mund ta kenë lexuar, por New York Times po e sugjeron këtë libër për lexuesit e huaj në mbarë botën. 

“Kamarja e turpit”, (THE TRAITOR’S NICHE) shkruar nga Ismail Kadare përkthyer nga John Hodgson. Romani është botuar për herë të parë më 1978, si pjesë përbërëse e librit “Ura me tri harqe”, me titullin “Pashallëqet e mëdha”

Ai ka në qendër fatin e Ali Pashë Tepelenës, pashait rebel shqiptar, që u ngrit kundër sulltanit dhe shtetit osman, është konsideruar nga kritika botërore si një nga veprat më tragjike të Kadaresë, ku përshkruhet terrori shtetëror.

Ja si e përshkruan romanin gazeta amerikane:

“Kamarja e turpit”, libri i cili flet për një kokë të prerë të pashait rebel që shërben si një simbol i errët satirik në këtë roman të zymtë shqiptar të botuar fillimisht në vitin 1978. Një legjendë alegorike për diktaturën e shekullit të 20-të. “Ky roman zbulon – në mënyrë të shkëlqyer, të përmbledhur dhe komike, se shteti ekziston, në mënyrën e vet, dhe bashkë me të një kokë e frikshme,” shkruan lexuesi ynë Jason Goodwin. “Një Medusa, ndoshta, me aftësinë për të shkatërruar”.

Kliko për të porositur librin online në Bukinist.al.

Në listën e librave, prestigjozja New York Times rekomandon dhe tituj si:

  •  A Memoir With Photographs, nga Bill Cunningham. 
  • How American Work, American Business, and the American Dream Became Temporary, nga Louis Hyman. 
  •  The Elite Charade of Changing the World, nga Anand Giridharadas.
  • American Heiresses Who Married Into the British Aristocracy, nga Anne de Courcy.
  • Americans in Combat in Afghanistan and Iraq, nga C.J. Chivers.
  • IF YOU SEE ME, DON’T SAY HI, nga Neel Patel.
  • I WILL BE COMPLETE, nga Glen David Gold.

/NYTimes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0