Reshjet e dendura të shiut dhe temperaturat e ulëta që kanë përfshirë vendin tonë kanë sjellë probleme të shtuara për pacientët me sëmundje të zemrës.
Për këtë arsye, mjekët u bëjnë apel qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve të ftohta dhe kur është e mundur, të shmangin daljet e panevojshme jashtë.
Mjeku kardiolog, dr. Ermir Tafaj, thekson se temperaturat e ulëta rrisin ngarkesën mbi zemër dhe mund të përkeqësojnë sëmundjet kardiake.
“Pacientët që kanë probleme me enët e zemrës duhet të jenë më të kujdesshëm në mëmyrë të rregullta. Kështu duhet të marrin mjekimin rregullisht dhe të vishen trashë. I ftohti mund të shfaq edhe dhimbjet e gjoksit, një dhimbje që mund të përhapet deri pas shpatullave- këto janë një këmbanë alarmim për të shkuar sa më shpejt te mjeku. Mund të shfaqet edhe infarkti akut i miokardit. Sa më shpejt të shkojmë më urgjencë aq më i shpejt do të jetë përfitimi që merr muskuli i zemrës”, tha dr.Ermir Tafaj.
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të ndjekin këshillat e specialistëve për të mbrojtur shëndetin kardiovaskular gjatë kësaj periudhe të ftohtë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.