Të tregojmë pse marketingu “NUK bëhet vetë” dhe kujt duhet t’i besoni - Business Magazine Albania

Të tregojmë pse marketingu “NUK bëhet vetë” dhe kujt duhet t’i besoni

Marketingu perceptohet në mënyra të ndryshme, por jo gjithmonë në përputhje me thelbin e tij. Për një pronar biznesi shqiptar, marketingu është një grup postimesh në Instagram a gjetkë, disa shifra, apo klientë. Me kërkesën dhe nevojën e një premtimi “të sinqertë” për më shumë klikime e klientë, shpesh, fillon e mbaron bashkëpunimi mes një agjensie dhe një biznesi. 

Në një vend të vogël si i yni, ku çdo njohuri për teknologjinë dhe fushat si marketingu ka hyrë vrullshëm vitet e fundit, informacioni i tepër kthehet në boomerang, transformohet ose keqkuptohet. 

Ndaj le të fillojmë nga përkufizimi: Marketingu digjital NUK është  vetëm përditësimi rrjeteve sociale, por i të gjithave kanaleve dhe teknologjive online për të promovuar produkte, shërbime ose marka, duke mundësuar komunikim të drejtpërdrejtë, matje të rezultateve dhe krijim të vlerave të qëndrueshme për bizneset.

Kur bëhet fjalë për marketingun, shpesh lind nevoja për një këndvështrim të jashtëm, nga persona të cilët kanë punuar prej vitesh me një treg që ndryshon çdo ditë dhe është ende në zhvillim, si Shqipëria. Një vend që shpesh gjendet i paqartë dhe si bazë të komunikimit ka shprehje të tipit “këtë e bëj vet”. 

Ndaj duam të njohim me një zgjidhje! Për ty që akoma nuk e ke hasur, të prezantojmë me Triad Marketing Agency ose Triadvertisement, një agjensi me qendër në Tiranë, drejtuar nga dy vajza të reja, të cilat bënë bashkë vitet e eksperiencës, pasionin për të ndihmuar me zgjidhjen e problemeve vizuale dhe komunikative të bizneseve për të ndërtuar një zyrë, e cila mirëpret çdo klient që do të përmirësohet.

Adela Osmani dhe Xhenisa Xhangoli, vendosën të ndërtojnë Triad në vitin 2022, me synimin për të kontribuar në epokën e ndryshimeve dhe risive që po vijnë në Shqipëri sa i përket marketingut në tërësi e atij digjital. 

Lexo edhe: Pa arsim cilësor nuk ka të ardhme, Shqipëria përballë rrezikut të ‘varfërisë së re’!

Vizioni i tyre është të ofrojnë edukim të vazhdueshëm për ata që ende dyshojnë në rolin transformues të marketingut, por edhe për ata që besojnë se gjithçka mund ta bëjnë vetë. Më tej, skuadra synon të krijojë fushata që sjellin ndikim real, duke transformuar në mënyrë bashkëkohore çdo brand që investon në fuqinë e plotë të marketingut.

Në Triad, besohet se ka treg për të gjithë…e në fakt, realiteti i metropolit këtë e vërteton çdo ditë. Çelësi i suksesit afatgjat është të zgjedhësh skuadrën e duhur, e të bashkëpunosh për të arritur qëllimet e çdo biznesi, duke vënë në dukje filozofinë e sinqertë (të fshehur) pas çdo produkti apo shërbimi. 

E dije se në Triad ka vend për këdo? Mjafton të kesh një vizion dhe këmbënguljen për të arritur atje ku dëshiron. Çdo klient merr atë që kërkon (shpesh edhe më tepër), por mbi të gjitha trajtohet si i përveçëm. Ndonjëherë kërkohet edhe kompromis, sepse disa ndryshime duan pak më tepër guxim, por suksesin e kanë të garantuar. 

Kur i pyetëm themelueset e Triad për të folur mbi qasjen e tyre të marketingut, përgjigja ishte krejt e thjesht:

“Arti dhe biznesi janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin, dhe ne, bashkë me ekipin tonë të përzgjedhur, besojmë se suksesi lind pikërisht nga bashkimi i të dyjave. Eksperienca me klientë nga industri të ndryshme na ka treguar me kalimin e kohës se jemi në drejtimin e duhur. Gjatë këtyre tre viteve kemi pasur mundësinë të punojmë me biznese të vogla e të mëdha, nga Tirana deri në Sarandë, si edhe në Kosovë. A kemi vend për më shumë klientë? Gjithmonë! Për sa kohë ekziston nevoja për ndryshim, përmirësim dhe pak art, ne dhe ekipi ynë do të jemi këtu për të dhënë një kontribut të sinqertë dhe për të transmetuar një frymë pune që na diferencon, ashtu siç diferencon edhe bizneset që na besojnë.”

Po çfarë bën Triad ndryshe?

“Siç u tha më lart, asgjë më shumë se sa kjo industri kërkon… Nëse ke shumë pyetje në kokë që s’po marrin përgjigjen e duhur, na kontakto..”

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0