Të rinjtë shqiptarë zgjedhin teknologjinë dhe inovacionin, 1000 studentët e parë në TUMO! - Business Magazine Albania

Të rinjtë shqiptarë zgjedhin teknologjinë dhe inovacionin, 1000 studentët e parë në TUMO!

TUMO

Qendra për teknologji krijuese TUMO Tirana bën bashkë 1000 mendje krijuese, 1000 të rinj të apasionuar pas inovacionit, teknologjisë dhe artit!

Në një botë e cila po zhvillohet me ritme të shpejta në fushën e teknologjisë dhe informacionit, aftësitë digjitale nuk janë më thjesht një pasion i momentit, por janë çelësi që hap dyert e mundësive dhe zhvillimit personal dhe profesional.

 


Mësimi i aftësive digjitale të shekullit të 21 është një prioritet për të rinjtë shqiptarë. Kur ka kaluar më pak se një vit (TUMO hapi dyert në tetor të 2020-ës) qendra ka arritur kapacitetin e saj maksimal, duke bërë bashkë plot 1000 TUMOians. Por nuk është rastësi që qendra ka pasur kaq shumë sukses që në fillimet e saj.

Sistemi tradicional i të mësuarit duket se nuk i plotëson dot kërkesat e tregut për të përvetësuar aftësitë digjitale. Nëse duam një brez i cili përgatitet fort për të ardhmen, mjediset edukative dhe efektive të zhvillimit të mësimit janë shumë të nevojshme. Kjo është pikërisht dhe risia që kjo qendër sjell: Ndërthurja e artit dhe teknologjisë duke synuar që të rinjtë të marrin njohuritë e duhura, teksa zhvillojnë aftësitë krijuese dhe analitike në një mjedis krejtësisht modern dhe unik në qendër të Tiranës.

 

View this post on Instagram

TUMO ofron laboratorë mësimorë të pajisur me pajisjet teknologjike më të fundit, auditorë, studio muzikore dhe regjistrimi dhe ambjente të hapura studimi. Shumëllojshmëria e fushave të studimit – si Animation, Programming, Filmmaking, Robotics, Graphic Design, Game Development, Music, 3D Modelling – e bën TUMO-n një domosdoshmëri në komunitet, duke iu ofruar të rinjve mundësi të reja, platforma bashkëkohore, metoda kreative të punës dhe përvojë të vlefshme.

Nëpërmjet TUMO Path, programi interaktiv i krijuar me AI, studentët krijojnë planin e tyre të personalizuar mësimor. Kurrikula e shumëllojshme mundëson që planet mësimore të ndërtohen përmes të mësuarit gjatë sesioneve individuale, workshop-eve, laboratorëve dhe projekteve. Të gjitha seancat mësimore kanë si qëllim kryesor që nxënësit të zhvillojnë krijimtarinë, të punuarit në grup, mendimin analitik, të zbulojnë pasionet e tyre si edhe të aftësohen në fushat që ata vetë pëlqejnë. Instruktorët dhe mentorët profesionistë në qendër, i inkurajojnë studentët në rritje të performancës dhe i orientojnë gjatë procesit të eksplorimit të informacionit dhe krijimtarisë së tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TUMO Tirana (@tumotirana)

Gjatë eksperiencës në TUMO, nxënësit krijojnë portofolin digjital me punimet dhe projektet e realizuara nga vetë ata. Ky portofol personal i ndihmon nxënësit të dokumentojnë aftësitë e fituara dhe gjithashtu ju’a bën më të lehtë aplikimin për shkollë apo punë në të ardhmen.

TUMO nuk është thjesht një qendër mësimore, por një komunitet që ofron pafund mundësi, ku të rinjtë e moshës 12-18 vjeç të zhvillojnë aftësitë e shekullit të 21, të socializohen, të njohin miq të rinj, të frymëzohen nga puna e njëri-tjetrit dhe të ndërtojnë baza të forta për të ardhmen e tyre.

Në TUMO, të rinjtë shqiptarë bëjnë një hap më të sigurtë dhe më të përgatitur drejt botës digjitale!

Do dhe ti të jesh pjesë e qendrës më inovatore në vend? Plotëso të dhënat e tua në adresën https://tirana.tumo.al/join-us/ dhe bëhu gati për një eksperiencë ndryshe mësimore.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TUMO Tirana (@tumotirana)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TUMO Tirana (@tumotirana)

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0