Tamponët e Covid-19 do të zëvendësohen me qentë - Business Magazine Albania

Tamponët e Covid-19 do të zëvendësohen me qentë

Mendohet se brenda pak kohësh do të ketë një lloj të ri testi për të identifikuar Covid-19. Një studim paralel në SHBA dhe në Emiratet e Bashkuara nga trajnerët e qenëve me nuhatje të zhvilluar, tregon se ata mund të përdorin nuhatjen e tyre për të identifikuar personat e infektuar me Covid-19, qofshin këta edhe pa simptoma.

Këto kafshë kanë më shumë se 300 milionë receptorë të nuhatjes, që mund të identifikojnë një infeksionin në bazë të sekrecioneve si djersa apo pështyma, sipas ekspertëve. Qentë janë trajnuar prej kohësh për të zbuluar aromat, ilaçet ose lëndë plasëse, por dhe janë përdorur gjithashtu për të identifikuar sëmundje të tilla si kanceri, malaria dhe diabeti.

“Por kjo është hera e parë që qentë janë në gjendje të zbulojnë një sëmundje virale tek njerëzit”, tha Dominique Grandjean, një profesor në Shkollën Kombëtare Veterinare të Alfort në Francë dhe një nga studiuesit e parë që vlerësoi potencialin e qenëve nuhatës për Covid-19. Studiuesit thonë se nevojiten më shumë kërkime për t’iu përgjigjur disa pyetjeve të pazgjidhura, të tilla si në moment që qentë nuhasin një virus mund të mos jetë Covid-19 por edhe me viruse të tjera.

Organizata Botërore e Shëndetësisë(OBSH) po koordinon një task-forcë ndërkombëtare të studiuesve për të hetuar këto fakte. Organizata tha në një raport të marsit se qentë nuhatës Covid-19 mund të plotësojnë mjetet konvencionale diagnostike sepse ndryshe nga testet, të cilat kërkojnë kontakt midis njerëzve qentë mund të kontrollojnë një numër të madh njerëzish me kohë dhe me kosto të ulët. Një qen mund të kontrollojë 250 deri në 300 njerëz në ditë, sipas OBSH.

“Qentë që nuhasin Covid-19 mund të ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të virusit në muajt e ardhshëm si në vendet ku infeksionet janë të larta dhe testimi i kufizuar, ashtu edhe në vendet ku kufizimet lehtësohen ndërsa vaksinimet vazhdojnë, thonë studiuesit.

Në një studim me 21 qen rezultoi se 15 prej tyre ishin në gjendje të zbulonin Covid-19 me një ndjeshmëri prej 90%, me gjashtë qen që tregonin një ndjeshmëri prej 71% në 87%. Studimi u botua në prill në revistën “Open Access Journal of Veterinar Science and Research”.

Në prill, spitali filloi një eksperiment me një qen të racës Labrador i quajtur Buffy që nuhaste këpucët e vizitorëve. Nëse identifikonte dikë me Covid-19, ulej në këmbët e tyre dhe nuk i lejonte të hynin. Pas 10 ditësh, ekspertët thanë se Buffy kishte zbuluar një rast.

Sipas ekspertëve, përveç ndihmës në parandalimin e zinxhirit të infeksionit dhe frenimin e shfaqjes së varianteve të reja të virusit, qentë mund të ofrojnë komoditet emocional. Ata shpjeguan se Buffy ka ndihmuar në qetësimin e stafit dhe vizitorëve të shqetësuar.

WSJ

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mos pranoni thërrimet. Kemi lindur gra dhe jo milingona.”
— Marilyn Monroe
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0