Outfit 7 shënoi një objektiv madhor me karakterin që të gjithë e njohin, Talking Tom duke arritur 4.5 miliardë shkarkime në platformat mobile. Tom është një prej karkatereve më të njohura në të gjithë botën dhe numëron 250 milionë përdoruesë aktivë në muaj.
Tani kompania po përpiqet të shfrytëzojë mundësi të reja me një lojë vrapimi, Talking Tom Gold Run. Një filozofi loje e cila erdhi në jetë me Temple Run, adhuruesit e Talking Tom mund të vrapojnë së bashku me të gjithë bandën e Talking Tom.
Loja është e disponueshme në iOS dhe Android si dhe Windows e Amazon. Na ngelet të shohim nëse do të arrijë suksesin e Pokemon Go.
Burimi: PCWorld Albanian
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto