Taksa e re mbi pronën/ Sterkaj: Shitje më të pakta dhe qira më të larta nga 2026-ta - Business Magazine Albania

Taksa e re mbi pronën/ Sterkaj: Shitje më të pakta dhe qira më të larta nga 2026-ta

Nga janari 2026, sistemi i taksimit mbi pronën do të hyjë në një fazë të re. Deri më sot, pronarët e banesave të dyta apo të treta paguanin një shumë fikse, por tashmë barra fiskale do të llogaritet mbi përqindjen e vlerës së tregut të pasurisë. Ky ndryshim, sipas ekspertit të pasurive të paluajtshme Amarildo Sterkaj, ka nisur të ndihet që tani në sjelljen e tregut.

Shumë pronarë po shqyrtojnë mundësinë e shitjes së pronave që nuk i përdorin, ndërsa blerësit janë bërë më të kujdesshëm, duke llogaritur edhe koston e re të mbajtjes së një prone. Si pasojë, ritmi i transaksioneve është ngadalësuar, megjithëse çmimet nuk kanë pësuar rënie të ndjeshme për shkak të kërkesës së lartë”, – shpjegon Sterkaj.Efekti tek bizneset dhe qiratë komerciale
Një tjetër dimension i reformës fiskale lidhet me bizneset dhe hapësirat komerciale. Sipas Sterkajt, taksa e re do të përkthehet në një barrë shtesë financiare, e cila me shumë gjasë do të reflektohet në rritjen e qirave.
Kjo situatë pritet të rëndojë veçanërisht tek bizneset e vogla, të cilat tashmë operojnë me fitime të kufizuara”, – thekson ai.

Rritja e qirave, sipas ekspertëve të tregut, mund të sjellë dy pasoja: tkurrjen e hapësirës së biznesit të vogël në qendra urbane dhe rritjen e presionit mbi konsumatorin final, përmes çmimeve më të larta të shërbimeve apo produkteve.

Lexo edhe: Shqiptarët po heqin dorë nga paraja fizike? Rriten veprimet me karta bankare

Domosdoshmëria e rivlerësimit të pasurive
Sterkaj ngre gjithashtu shqetësimin për bazën mbi të cilën do të aplikohet taksa. Sipas tij, të dhënat e Censit 2023 tregojnë se mbi dy të tretat e banesave në vend janë më të vjetra se 25 vjet.
Ky realitet e bën të domosdoshëm një proces rivlerësimi përpara aplikimit të taksës, në mënyrë që ajo të bazohet mbi vlerën reale të tregut. Një rivlerësim i tillë do të rrisë transparencën dhe do të ndihmojë në krijimin e një tregu më të drejtë për të gjithë”, – shton ai.

Ndryshimi i taksimit mbi pronën është një ndër reformat më të ndjeshme që prek drejtpërdrejt qytetarët, bizneset dhe tregun imobiliar në tërësi. Edhe pse efektet e para kanë nisur të ndihen, mbetet për t’u parë nëse politika e re fiskale do të arrijë të balancojë nevojën e shtetit për të ardhura më të qëndrueshme me stabilitetin e tregut dhe aftësinë paguese të qytetarëve.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0