Tabletet gjigande, nje ide e qe i pelqen HP-se - Business Magazine Albania

Tabletet gjigande, nje ide e qe i pelqen HP-se


Windows 8 ka sjelle krijimin e nje kategorie te re ne boten e teknologjise: tabletet “monster”. Vjeshten e kaluar Sony prezantoi Sony Tap 20.
Menjehere pas tij, rrugen e tableteve gjigande e ndoqen edhe kompani te tjera, perfshi HP-ne me tabletin e vet Rove 20. Pse pikerisht Rove (rondele)? Per arsyen se mund te beje pikerisht ate gje,te merret kudo me vete.
 
Tableti ka ekran 20 inc, eshte totalisht portabel dhe bateria zgjat pothuajse 4 ore. Permes mobilitetit te vet dhe nderfaqes multi-touch (10 gishta) nuk eshte thjesht nje tablet, por mund te quhet me teper nje all-in-one PC.
 
Tableti ka nje nyje e cila te ndihmon ta mbash ne cdo lloj pozicioni te mundshem, ne varesi te punes qe ke per te bere ne te.
Rove 20 nuk do te jete i disponueshem te pakten deri ne korrik. Nje nga arsyet eshte se kompania po pret per procesoret e fundit nga Intel, cipet e gjenerates se katert “Haswell”. Ato priten te hyjne ne treg muajin e ardhshem. Rove do te permbaje gjithashtu nje cip te posacem per Ultrabook-e dhe hibride se bashku me grafikat HD nga Intel.
 
Hapesira e kujteses eshte 1 TB, nderkohe qe ofrohet edhe nje solid-state drive prej 8 GB per veprime me te shkurtra me memorien. Tableti permban gjithashtu Wi-Fi e fundit (802.11ac) si dhe WiDi per ta perdorur si nje ekran wireless per telefonin apo tabletet.
Per cmimin nuk ka nje deklarate zyrtare megjithate HP eshte shprehur se do te jete rreth 1000 $. (PCWorld Albanian)
 
 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0