A frekuentoni qendra tregtare? - Business Magazine Albania

A frekuentoni qendra tregtare?

Të nderuar lexues
Si pjesë  e përkushtimit tonë për ndjekjen dhe publikimin e trendeve të tregëtisë dhe biznesit, po zhvillojmë një anketë të shkurtër për të kuptuar zakonet e blerjeve dhe frekuencën e vizitave në qendrat tregtare në çdo qytet të shqipërisë.

Anketimi ynë synon të ndriçojë rrugën drejt kuptimit më të mirë të nevojave tuaja dhe të kontribuojë në krijimin e një tregu që reflekton me saktësi preferencat dhe pritjet tuaja. Përvoja juaj si blerës ka rëndësi thelbësore për ne, dhe kjo anketë është një ftesë për të shprehur zërin tuaj në formën më të përshtatshme.

Përmes analizës së feedback-ut të grumbulluar përmes anketave, bizneset mund të zhvillojnë strategji më efikase për të përmirësuar produktet dhe shërbimet e tyre. Këto informacione ofrojnë një vështrim të hollësishëm në treg dhe ndihmojnë në përshtatjen e ofertave për të përmbushur pritjet e klientëve.

Faleminderit që jeni pjesë e kësaj përpjekjeje për të përmirësuar eksperiencën e blerjes në Shqipëri!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0