Superkompjuteri parashikon se kush do të marrë trofeun e 'Euro 2020' - Business Magazine Albania

Superkompjuteri parashikon se kush do të marrë trofeun e ‘Euro 2020’

superkompjuteri

Anglia do të kalojë në finalen e ‘UEFA Euro 2020’ me 11 korrik në stadiumin Wembley të Londrës, ku ata, do t’i japin fitoren Italisë, ka parashikuar superkompjuteri i quajtur “Stats Perform”.

Sot, Tre Luanët do të përballen me Danimarkën në gjysmëfinalen e Euro 2020, me menaxherin e Anglisë, Gareth Southgate duke bërë të ditur gatishmërinë e skuadrës së tij “për të shkuar në hapin tjetër”.

Sipas superkompjuterit Stats Perform Euros Prediction, ekipi i Roberto Mancini ka një shans 39.1% për të fituar ‘Kampionatin e tyre të dytë Europian’, ndërsa “Tre Luanët” janë nënkampionët, me 29.2% shanse për të marrë trofeun në shtëpi.

Spanjës dhe Danimarkës u jepen përkatësisht 23.1% dhe 8.6% shanse, në përputhje me parashikimin e superkompjuterit, i cili vjen përpara gjysmëfinaleve Itali-Spanjë dhe Angli-Danimarkë.

Lexoni: Çfarë po ndodh me sponsorët e Euro 2020?! Pas Ronaldos, Pogba e Locatelli bëjnë të njëjtin gjest

Southgate pretendoi se Danimarka kishte kaluar në gjysmëfinalet e Euro 2021 pas incidentit të Christian Eriksen.

Mesfushori danez pësoi një arrest kardiak në ndeshjen hapëse të Danimarkës kundër Finlandës dhe u dërgua me urgjencë në spital pasi mori CPR shpëtuese nga shokët e tij të skuadrës në fushë.

“Unë gjithashtu mund të imagjinoj se çfarë ka bërë kjo për ekipin danez, për lidhjen e tyre. Ne po flasim për gjërat që kemi kaluar, por atë që ata kaluan atë ditë, mënyra sesi reagoi kapiteni i tyre Simon Kjaer, mënyra se si reagoi grupi, dhe si kjo i lidhi me mbështetësit e tyre. Kjo është mjaft e fuqishme,” tha Southgate.

Ai shtoi se loja në Wembley do t’i japë Anglisë avantazh, sepse turma do të jetë prapa tyre.

Sipas Southgate, “grupi ynë është gati të shkojë në hapin tjetër, ata janë të emocionuar nga ajo sfidë”.

Anglia nuk ka arritur në finalen e një turneu të madh futbolli që kur fitoi titullin e tyre të vetëm të Kupës së Botës në 1966. Në Euro 2020, Anglia kaloi në gjysmëfinale pasi eliminoi Gjermaninë dhe Ukrainën dhe ekipi aktualisht shihet si favoriti i turneut.

/nation.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mëso nga e djeshmja, jeto të sotmen, shpreso për të nesërmen. E rëndësishme është të mos ndalesh së pyeturi.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0