Studentët shqiptarë të “AI for Youth” marrin pjesë në forumin Future Skills në Varshavë - Business Magazine Albania

Studentët shqiptarë të “AI for Youth” marrin pjesë në forumin Future Skills në Varshavë

Studentët shqiptarë të “AI for Youth” marrin pjesë në forumin Future Skills në Varshavë

Studentët shqiptarë të “AI for Youth” marrin pjesë në Forumin Future Skills në Varshavë.

Me krenari festojmë arritjet e studentëve të programit AI for Youth, të cilët morën pjesë në Forumin Future Skills, në Varshavë, Poloni. Këta studentë, të përzgjedhur nga fituesit e AI Global Impact Festival, prezantuan zgjidhje e tyre inovative përpara një audience të përbërë nga bashkëmoshatarë, edukatorë dhe aktorë kryesorë të ekosistemit teknologjik. Projektet e tyre dëshmojnë fuqinë transformuese të inteligjencës artificiale për të adresuar sfida reale.

Lexo edhe:Rezervoni makinën tuaj me super aplikacionin Rentout!

Çmimet u dorëzuan nga Tomasz Kulasa, Drejtor i Departamentit të Inovacionit dhe Zhvillimit në Ministrinë e Arsimit të Polonisë, dhe Michał Dżoga, Menaxher i Intel Poland. Pjesëmarrja e tyre theksoi rëndësinë e nxitjes së inovacionit dhe zhvillimit të aftësive për të ardhmen tek gjeneratat e reja. Shprehim urimet tona për këta të rinj në fushën e AI për kreativitetin, përkushtimin dhe kontributet e tyre vizionare në këtë fushë. Puna e tyre përfaqëson potencialin e inovacionit të drejtuar nga të rinjtë.

AADF

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0