Stjuardesat e Virgin Atlantic tani mund të veshin dhe pantallona

Stjuardesat e Virgin Atlantic tani mund të veshin dhe pantallona


Virgin Atlantic do të lejojë stjuardesat femra të mos përdorin makeup gjatë fluturimit.

Linja ajrore gjithashtu do t’i lejojë ato të veshin pantallona si pjesë e uniformës së tyre standarde.

Ishte një ndryshim i rëndësishëm në një industri ku femrat stjuardesa shpesh duhet të jenë sa më të paraqitshme, të kujdesen për pamjen e tyre të jashtme duke i shtuar kësaj dhe faktin që janë më pak të paguara se meshkujt.

Edhe linjat low-cost, si easyJet dhe Ryanair, kanë rregulla më të buta në dukjen e staftit gjatë fluturimit. Ndërsa kompanitë ajrore që ofrojnë një shërbim më të shtrenjtë i udhëzojnë stjuardesat se çfarë makeup-i duhe të blejnë dhe të përdorin.

Mark Anderson, nënkryetar ekzekutiv i konsumatorit pranë Virgin Atlantic, tha se kompania ka dëgjuar përshtypjet e njerëzve dhe rregulli i ri do të mund ta lejojë ekipin e Virgin të shprehë më shumë veten në punë.

Sipas udhëzimeve të rregullores së uniformës nga 2015, të gjitha ekipet femra pritet, si minimum, të vënë buzëkuq dhe ruzh për faqet, të “pastrojnë dhe kujdesen” për vetullat e tyre dhe të fshehin “të metat e dukshme … kudo që të jetë e mundur”.

Stafit të British Airways i kërkohet minimalisht të përdorë buzëkuq, ndërsa stafi i Emirates inkurajohet t’i nënshtrohet një rutine të përbërë prej shtatë hapash, duke përfshirë një nuancë buzëkuqi që përputhet me kapelen. Ekuipazhi i kabinës United kërkohet të aplikojë makeup “konservativisht” dhe të shmangë “ngjyrat ekstreme”.

/Independent

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0