Startup-et shqiptare, gati për t'u promovuar në tregun britanik

Startup-et shqiptare, gati për t’u promovuar në tregun britanik


Pas një edicioni të suksesshëm (2018), të implementuar për herë të parë në vendin tonë, Ambasada Britanike në Tiranë dhe Këshilli Britanik në Shqipëri po e zbatojnë sërish këtë model të krijuar me startupe në fushën e teknologjisë që synojnë rritjen.

Prej muajit nëntor të vitit të kaluar, 15 startup-e shqiptare janë bërë pjesë e programit dhe trajnimeve intensive udhëzuese, por dhe strategjike për praktikat që mund të zhvillojnë në dy tregje të ndryshme.

Profilet e kompanive janë të ndryshme dhe premtuese në orientimet e tyre. Business Mag pati mundësinë të njihet nga afër me disa prej tyre, në eventin “Back to the drawing board” të organizuar nga Ambasada Britanike në Tiranë. Ja çfarë ofrojnë ato:

Symmetric është një kompani që operon në Shqipëri në fushën e pagesave. E themeluar që nga viti 2010, Symmetric është përfshirë në disa projekte të dixhitalizuara bankare dhe ka bashkëthemluar Procesorin e Pagesave të Kartës Kombëtare Shqiptare. Symmetric synon të bëhet një lojtar ndërkombëtar, duke ofruar produkte dhe shërbime në të gjithë Europën.

Themeluar në vitin 2017 nga Saimir Gora dhe Adnand Hate, Magoware është një zgjidhje për platformat e përmbajtjes që operojnë në industrinë e argëtimit që prej vitit 2017. Ata ofrojnë një gamë zgjidhjesh për të gjithë operatorët Pay TV si: TV, IPTV/ OTT; Hotele/Spitale; Citylight dixhital, etj,. Në të ardhmen e afërt, ata besojnë se ky treg do të ndryshojë nga trasmetimi tradicional në zgjidhjen me internet PAY TV dhe se do të ofrojnë teknologjinë më të fundit me standardet më të larta.

AGOG Marketing, ideja dhe krijimi i Keti Gjipali, është një kompani mileniale ndërkombëtare e themeluar në vitin 2016, e specializuar në marketingun dixhital. Sot, tregu është i mbushur me shumë agjenci të marketingut dixhital, por qasja e tyre është ndryshe. Pika e tyre e fortë është të tërheqin trendet e reja në këtë fushë dhe t’i orientojnë klientët të përfitojnë prej tyre.

BTS Ltd është një kompani për teknologji informacioni me qendër në Tiranë. Kompania e themeluar në vitin 2016 është partneritet midis 4 investiorëve: Lisandër Jella, Sokol Dollani, Kostika Gorica, Nevis Ura. Ata kanë krijuar një bazë të shëndetshme konsumatori me kompani lokale dhe ndërkombëtare, e cila po rritet me hapa mbresëlënëse vit pas viti.

Për Neo Electronics mundësia e ekspozimit në tregun Britanik është një hap i madh. Kompania Neo Electronics, e themeluar në Tiranë nga Elton Saliaj, ka një objektiv të qartë në ideimin dhe sjelljen në jetë të inovacioneve në fushën e produkteve elektronike. Produkti i tyre NeoCharger tashmë gjendet në 250 klientë në mbarë vendin.

Manderina Promotions, e bashkëthemeluar nga Alma Gerxhani dhe Eva Kushova, të dyja me 20 vjet eksperiencë. Kompania u ofron bizneseve shërbime PR dhe marketing dixhital në një paketë të vetme. Një nga produktet inovative që ka krijuar kjo kompani, është dhe projekti VisitTirana që brandon qytetin e Tiranës nëpërmjet  www.visit-tirana.com, një portal turistik unik, informativ në 3 gjuhë i dedikuar për Tiranën dhe përmes mediave sociale.

Pragmatic Analytics, themeluar nga Albert Tollkuçi, një sipërmarrës më një background në zhvillimin e software. Ideja fillestare ishte të ofronte shërbime dhe zgjidhje në fushat e analitikës së të dhënave, shkencës së të dhënave dhe big data. Kështu lindi TrinityWiz, një software analitik i bazuar në web që targeton menaxherët e reklamave, të cilët drejtojnë njëkohësisht qindra fushata në Facebook, ofrojnë njohuri dhe metrika kryesore për të përmirësuar efikasitetin dhe për të zvogëluar shpenzimet.

UK Albania Tech Hub është një iniciativë që inkurajon sipërmarrësit shqiptarë dhe idetë e tyre inovative të bëhen globale. Inovacioni në ditët e sotme është parakushti numër një për ekonomitë dhe vendet që të përparojnë dhe ky projekt mbështet ambicjet e Mbretërisë së Bashkuar dhe të Shqipërisë në këtë drejtim.

Londra, qyteti i Engjëjve do të mirëpresë 8 startup-e të përzgjedhura nga ky program. Kjo vizitë do të jetë e pasur me një seri seminaresh mbi biznesin ndërkombëtar dhe të Britanisë së Madhe në sektorin e teknologjisë.

Në finalen e madhe që do të mbahet në datë 1 mars pranë Hotel Rogner, startup-et do të prezantohen para një jurie, e cila do të përzgjedhë dhe fituesit që do t’i bashkohen kësaj eksperience.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0