Startup Grind Tirana mirëpret Genci Likoskëndaj

Startup Grind Tirana mirëpret në takimin e rradhës Genci Likoskëndaj


Startup Grind Tirana do të mirëpresë më 3 dhjetor, në orën 17:30, Genci Likoskëndaj, një sipërmarrës i suksesshëm me mbi 20 vite eksperiencë në sektorin e Teknologjisë së Informacionit në Shqipëri. Në dy takimet e fundit të Startup Grind ishin të ftuar Avni Ponari, CEO dhe themelues i Sigal Uniqa Group Austria dhe Renis Tërshana, themelues i R&T Group me histori suksesi në Shqipëri.

Genci lindi në Fier më 1969. Ai u diplomua në degën e Informatikës më 1992-in nga Universiteti i Tiranës. Më 1993 ai themeloi CCS Computer & Copier Systems, një nga kompanitë e para të harduereve kompjuterikë në Shqipëri. Në 2007-ën ai themeloi Tetra Solutions, një kompani e fokusuar tërësisht në Softuere dhe Zgjidhjet për Sistemet Informatike. Të dyja kompanitë, me një staf prej 66 punonjësish dhe me xhiro vjetore me mbi 5 milionë euro, po luajnë një rol shumë të respektuar në tregun shqiptar përsa i përket integrimit të sistemeve të IT-së. Genci zotëron gjithashtu një MBA dhe një PhD në Shkencat Kompjuterike.

Endri Mataj, një adhurues i teknologjisë së informacionit, me diplomë MS në fshën e Telekomunikacionit në Universitetin e Syracuse në Nju Jork, është moderatori i eventit të përmuajshëm i cili padyshim do të udhëheqë edhe takimin e rradhës me Likoskëndaj. Eventi i sponssorizuar nga Google for Entrepreneurs do të mbahet në Qendrën Protik, Godina e Inovacionit. Në lidhje me pjesëmarrjen mund të rezervoni këtu.

Startup Grind është një komunitet global i startupeve i krijuar me qëllimin për të edukuar, frymëzuar dhe ndërlidhur sipërmarrësit nga e gjithë bota me njëri-tjetrin. Evenimenti organizohet në më shumë se 175 qytete dhe 70 vende në të gjithë botën ku marrin pjesë themeluesë lokalë, inovatorë, edukatorë, investitorë të suksesshëm të cilët ndajnë historitë e nisjes së biznesit dhe mësimet e mësuara në rrugën e ndërtimit të kompanive të suksesshëm. Intervistat mujore në Startup Grind me një të ftuar të fushës së biznesit dhe investimeve japin një mundësi të shkëlqyer për networking dhe vendosjen e lidhjeve afatgjata dhe të besueshme midis aktorëve pjesëmarrës në event. Duke parë impaktin pozitiv në dhënien e shembujve konkretë për të rinjtë që kanë ide dhe duan të katapultohen në botën e biznesit, BusinessMag ju fton të merrni pjesë dhe të shpalosni idetë tuaja, sugjerimet, inovacionin dhe të jeni pjesë aktive e komunitetit më të madh në vend të startupeve. Për më shumë informacioneju ftojmë të vizitoni adresën StartupGrind.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0