Startup Camp Rijeka

Startup Camp Rijeka


Startup Kamp është një program 5 ditor që mundëson mentorim fantastik nga sipërmarrës të suksesshëm dhe investitorë nga Kroacia dhe SHBA. Projektet do të vlerësohen nga sipërmarrës, business angels, biznesmenë dhe skuadrat më të mira do të kenë mundësinë të fitojnë çmime të mëdha.

Kush mund të aplikojë?
Sipërmarrësit e rinj (mosha 18 në 35) të cilët kanë zhvilluar një ide biznesi apo një prototip funksional. Ne inkurajojmë skuadrat nga jashtë Kroacisë të aplikojnë.

Kur dhe ku mund të aplikojë?
Aplikimet janë të hapura deri më 25 Qershor 2018. Mund të aplikoni në këtë link: https://goo.gl/1N9B1D.

Pjesëmarrësit do të përfitojnë:

  • mentorimin më të mirë nga mentorët kroat dhe amerikanë
  • akomodim për dy anëtarët e ekipit
  • bileta lokale autobusi
  • një bluzë të bukur
  • një kohë fantastike

Për më shumë detaje, ju lutem vizitoni: http://startupcamp.com.hr/.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0