Spitali Amerikan blen “Hygean”

Spitali Amerikan blen “Hygeian”


Spitali Amerikan ka blerë përfundimisht spitalin “Hygeia” në Tiranë. Transaksioni i  nisur prej më shumë se një viti më parë, duket se i jep frymëmarrje spitalit “Hygeia”, ndërsa kompania mëmë greke ishte në vështirësi financiare.

Lajmi nuk është konfirmuar zyrtarisht nga kompanitë, por pranonjë se tashmë marrëveshja është përmbyllur.

Spitali i njohur në dalje të Tiranës, pritet të vijojë edhe për disa muaj me emrin akutal, ndërsa i gjithë menaxhimi dhe politikat e kompanisë do të mbajnë vulën e Spitalit Amerikan.

Hygeia nisi punën më pak se dhjetë vite më parë. Me një vlerë investimi prej 60 milionë dollarë, ai u bë spitali më i njohur privat në vend.

Investimi në atë kohë, u realizua pjesërisht nga kredia e mundësuar nga BERZHD dhe Banka e Detit të Zi. Për shkak të vështirësive kredia e pashlyer vijon të mbetet e lartë.

Blerësi, Spitali Amerikan në këtë rast, edhe pse më i ri si biznes, ka ecur me ritme të shpejta drejt rritjes.

Me hapjen e disa degëve në Tiranë, Spitali Amerikan siguroi mbi 5 miliard lekë të ardhura, duke  u rritur 15% me bazë vjetore. Në rritjen e aktivitetit vlerësohet të kenë ndikuar edhe disa kontrata partneriteti që Spitali Amerikan ka me institucionet publike të shëndetësisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0