Platforma udhëheqëse për ofrimin e kujdesit virtual të ndihmuar nga inteligjenca artificiale, hellocare.ai, e themeluar nga shqiptari Labinot Bytyqi ka siguruar 47 milionë dollarë investim nga HealthQuest Capital. Ky investim pritet të mbështesë një fazë të rritjes së shpejtë për hellocare.ai, në një kohë kur kërkesa për platformën e saj të unifikuar të kujdesit virtual po rritet me shpejtësi. Platforma mundëson që spitalet të ofrojnë shërbime si: infermieri virtuale me AI, mbikëqyrje virtuale, konsultë virtuale, dokumentim , tabela dixhitale informative, angazhim i pacientëve dhe kujdes në shtëpi të gjitha të integruara përmes një zgjidhjeje të vetme.
Bytyqi, themelues dhe CEO i hellocare.ai, deklaroi: “Ky financim është një votë besimi e fuqishme për misionin dhe modelin tonë. Sistemet shëndetësore po kërkojnë një platformë virtuale të unifikuar dhe të provuar për të thjeshtuar ofrimin e kujdesit, për të rritur efikasitetin klinik dhe për të rritur angazhimin e pacientëve dhe kjo është pikërisht ajo që kemi ndërtuar. Me këtë financim, po bashkëpunojmë me disa nga sistemet më të avancuara shëndetësore për të shkallëzuar me shpejtësi dhe për të thelluar përdorimin e AI-së për të zgjidhur sfidat më të vështira në kujdesin shëndetësor.”
Randy Scott, partner në HealthQuest Capital, në lidhje me investimin u shpreh: “Teknologjia dhe vizioni i hellocare.ai përputhen ngushtë me nevojat në evoluim të sistemeve shëndetësore. Ata po zgjidhin probleme reale në shkallë të gjerë, me një platformë praktike dhe të fuqishme që jep ndikim të matshëm.”
Një standard i ri për kujdesin virtual dhe angazhimin e pacientëve
hellocare.ai është platforma e vetme e ndërtuar posaçërisht për kujdesin shëndetësor që përdor një teknologji tërësisht të zhvilluar në brendësi, që përfshin pajisje fizike, softuer, AI dhe integrim të pandërprerë me sistemet EHR (rekordet elektronike shëndetësore). Kjo qasje nga fillimi në fund sjell shpejtësi të pashembullt, personalizim të thellë dhe inovacion të vazhdueshëm. Në kombinim me inteligjencën artificiale dhe modele fleksibël të ekipeve hibride të kujdesit, hellocare.ai i fuqizon sistemet shëndetësore të shkallëzojnë me shpejtësi, të ofrojnë kujdes të cilësisë së lartë nga kudo dhe të krijojnë një përvojë të vërtetë me fokus pacientin, përmes një platforme të vetme dhe të unifikuar.
Lexo edhe: Për herë të parë në botë, Italia realizon transplantin e mëlçisë me një teknikë inovative
Partneritet me sistemet kryesore shëndetësore
Në një hap të rëndësishëm, AdventHealth po e implementon hellocare.ai në më shumë se 50 spitale dhe mbi 13,000 pacientë, si pjesë e një strategjie të gjerë për të përmirësuar përvojën e pacientëve, për të thjeshtuar punën klinike dhe për të rritur efikasitetin operacional. Bon Secours Mercy Health dhe UCHealth, përveçse investitorë në këtë raund, janë edhe klientë aktivë të hellocare.ai duke implementuar platformën për të rikonceptuar ofrimin e kujdesit virtual dhe për të rritur përfshirjen e pacientëve në sistemet e tyre. Ky rol i dyfishtë nënvizon përputhshmërinë e thellë mes planit inovativ të hellocare.ai dhe nevojave reale të sistemeve shëndetësore moderne.
Dr. Mark Townsend, zyrtar për iniciativa dixhitale klinike në Bon Secours Mercy Health, tha: “Partneriteti ynë me hellocare.ai do të na ndihmojë të përmirësojmë sigurinë, të reduktojmë rikthimet në spital, të optimizojmë rrjedhën e punës për stafin dhe të përmirësojmë përvojën e pacientëve në spitalet tona. Investimi në teknologji të reja shëndetësore na vendos në pararojë të transformimit dixhital, me synimin për ta bërë kujdesin shëndetësor sa më të lehtë për pacientët dhe ofruesit.”
Rreth hellocare.ai
Platforma është një ofrues udhëheqës i zgjidhjeve të kujdesit virtual të ndihmuar nga AI. Me qendër në Clearwater, Florida, kompania mbështet mbi 70 sisteme shëndetësore në SHBA dhe po zgjerohet me ritme të shpejta globalisht. Platforma e saj plotësisht e integruar përfshin:
- Infermieri Virtuale me AI
- Mbikëqyrje Virtuale
- Angazhim të Pacientëve
- Tabela Dixhitale Informative
- Sinjalistikë Dixhitale për Dhomat
- Dokumentim Ambiental
- Kujdes në Shtëpi
- Monitorim të Pacientëve në Distancë (RPM)
- Klinikë Dixhitale
Të gjitha këto shërbime integrohen në mënyrë të pandërprerë me sistemet ekzistuese shëndetësore për të fuqizuar gjeneratën e ardhshme të kujdesit shëndetësor.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.