Sot Saturni u afrua më shumë se kurrë me Tokën - Business Magazine Albania

Sot Saturni u afrua më shumë se kurrë me Tokën


Sot, Saturni, një nga planetët më të mëdhenj të sistemit tonë diellor do të dominojë qiellin duke u pozicionuar në krahë të kundërt me Diellin, duke arritur në distancën më të shkurtër me Tokën, rreth 1,3 miliardë kilometra.

“Kush do të ketë mundësinë të vëzhgojë Saturnin me një teleskop mund të admirojë në kushte ideale unazat e mrekullueshme”, shpjegojnë ekspertët e Unionit Italian të Astronomisë (UAI).

Planeti do të jetë i dukshëm gjithë natën në jug, po aq i dukshëm sa ishte Marsi.

Sikur të mos mjaftojë, edhe netët do të bëhen gjithnjë dhe më të shkurtra me afrimin e solsticit të verës, që do të ndodhë në orën 00:34 më 21 qershor, dita më e gjatë e vitit do të jetë 15 orë dhe 15 minuta.

/noa.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0