Sondazhi rajonal i VISA: Shqipëria, drejt popullarizimit të pagesave ‘me një të kaluar të kartës’

Sondazhi rajonal i VISA: Shqipëria, drejt popullarizimit të pagesave ‘me një të kaluar të kartës’

VISA

Më shumë se 40 për qind e shqiptarëve janë gati të bëjnë transaksione vetëm me një të kaluar të kartës inteligjente, sepse u sjell  një numër të madh përfitimesh. Kjo tregohet nga një studim rajonal i kompanisë Visa, zhvilluar në kuadër të fushatës “Në përputhje me të ardhmen digjitale”, fushatë e cila u zhvillua gjatë muajit Maj, me një testim të 500 përdoruesve të kartave në çdo vend të rajonit, të grupmoshës 18-55 vjeç.

Sipas të dhënave, një në 10 konsumatorë në Shqipëri, paguajnë në këtë mënyrë dhe janë të interesuar ta njohin këtë teknologji për të përfituar nga kjo e fundit. Një në katër qytetarë në Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi përdorin rregullisht kartën ‘pa kontakt’, por vendin e parë e zë Maqedonia e Veriut, ku 68 për qind e të anketuarve përdorin këtë mënyrë për të bërë pagesa të ndryshme.

Rreth 27 për qind e klientëve te cilët nuk përdorin kartën pa kontakt, citojnë arsyet se banka nuk ju ka ofruar një mundësi të tillë, ndërkohë që 7 për qind tregojnë se nuk janë në dijeni të një opsioni të tillë në Shqipëri. 26 për qind janë të shqetësuar për sigurinë e kësaj karte gjatë përdorimit të saj e vetëm 2 për qind e përdoruesve pranojnë se nuk dinë të perdorin një kartë pa kontakt.

Në të njëjtën kohë, 15 për qind janë të familjarizuar me opsionet e aplikacionit të portofolit celular (digital). Ndërkohë, rreth 17 për qind e përdoruesve kanë shprehur dëshirën e pagesave përmes aplikacioneve në telefon në të ardhmen.

’Pandemia duket sa ka ndryshuar zakonet e konsumatorëve dhe ka përshpejtuar bërjen e pagesave me një të kaluar të kartës (ndryshe kartat Smart Contactless). Duke marrë në konsideratë rrethanat, sapo kemi prezantuar shërbimin Apple Pay në Serbi, falë të cilit përdoruesit e Visa Card të bankës Raiffeisen mund t’i gëzohen përfitimeve shtesë dhe të paguajnë për sherbimet e tyre thjesht duke përdorur telefonin e tyre. Ne fillim të vitit, ky shërbim mbërriti në Malin e Zi dhe ne planifikojmë të prezantojmë portofolin digital në shtete të tjera të rajonit për t’i lidhur ata me nje rrjet pagesash inovativ dhe të sigurt’’– u shpreh Vladimir Djordjevic , Menaxheri i Përgjithshëm i Visa për Europën Juglindore.

Në të gjithë shtetet e Europës Juglindore, Visa ka rritur së fundmi shumën maksimale për transaksionet pa kontakt të cilat nuk kërkojnë një kod PIN. Për Shqipërinë ky limit është rritur deri në 5,500lek, një përmirësim ky prej 22 për qind nëse do të krahasohej me shumën e mëparshme dhe që lehtëson kryerjen e transaksioneve ditore.

Visa është e përkushtuar t’u sigurojë mbështetje, ekonomive të prekura nga pandemia dhe dëshiron të përdorë ekspertizën e saj, analizën e të dhënave dhe produktet për t’i ndihmuar ato të rimëkëmben sa më shpejt të jetë e mundur. Në periudhën e ardhshme lideri botëror në pagesat digjitale do të paraqesë rezultatet e të gjithë sondazhit rajonal, në mënyrë që të njohë publikun me risitë mbi zakonet e konsumatorit dhe në këtë mënyrë t’u vijë në ndihmë qeverive dhe kompanive në marrjen e vendimeve të rëndësishme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0