Sondazhi/ Këto janë tre institucionet publike më të besuara në Shqipëri - Business Magazine Albania

Sondazhi/ Këto janë tre institucionet publike më të besuara në Shqipëri

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) ka publikuar në datën 19 shtator 2022, Sondazhin e opinionit publik “Besimi në Qeverisje 2021”, i cili shqyrton  perceptimin publik dhe qëndrimet e qytetarëve në çështje, si: besimi në institucionet publike, transparenca dhe llogaridhënia institucionale, korrupsioni, niveli i përfshirjes qytetare në politikbërje dhe vendimmarrje, kënaqshmëria me ofrimin e shërbimeve publike, menaxhimi i fatkeqësive natyrore dhe zbatimi i ligjeve dhe politikave për mbrojtjen nga diskriminimi.

Në sondazh paraqitet perceptimi i opinionit publik edhe për Kontrollin e Lartë të Shtetit, lidhur me llogaridhënien e qeverisë, ku evidentohet se tre institucionet e perceptuara si mekanizmat më efikase për llogaridhënien në vend janë: Kontrolli i Lartë i Shtetit (71.1%), ndjekur nga Parlamenti (63.9%) dhe media (61.5%). Pyetësori i sondazhit i ruan të pandryshuara pyetjet kryesore që datojnë që prej vitit 2013. Sidoqoftë, ai rishikohet çdo vit nga një panel ekspertësh të qeverisjes së mirë dhe shkencave sociale, për të përfshirë zhvillimet dhe trended e ligjërimit publik. / Sondazhi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0