Sonda e Nasës, Perserverance zbulon të dhëna të reja për ujë në Mars - Business Magazine Albania

Sonda e Nasës, Perserverance zbulon të dhëna të reja për ujë në Mars

Sonda e Nasas, Perserverance do të nisë kërkimet për shenja jetë të mëhershme në Mars, por zbulimi më i ri duket sikur mbështet idenë edhe të jetës aktuale në planetin e kuq.

Shkencëtarë të Universitetit Shtetëror të Arizonës analizuan imazhet nga sipërfaqja e Marsit të marra nga orbituesi, Reconnaissance. Në to, autorët e studimit, Aditya Khuller dhe Philip Christensen, vunë re që dëshmonin ekzistencën e grimcave të akullit në zonat ku uji ka gërryer tokën. Kjo është domethënëse, sipas Khuller, pasi akulli në Mars shkrihet kur është në vende të ulëta dhe më të ngrohta, e kjo nënkupton se mund të ketë ujë të lëngshëm brenda shtresës së akullit, dhe uji I lëngshëm është vendi më I mirë për krijimin e jetës.

LEXO: NASA lëshon me sukses drejt Marsit sondën robot

“Nëse do të kërkonim për shenja jetë në Mars, duhet t`ia nisim pikërisht nga këtu”, shpjegojnë hartuesit e studimit. “Ne e kemi ditur me kohë se në Mars ka akull”, shtoi Kuller, por është hera e parë që e shohim në zonat pranë ekuatorit, ku mund të shkrijë.

Ekipi shpreson se zbulimet e tij mund ti drejtoje NASA-n dhe agjencitë e tjera se ku të fokusohem, kur të kërkojnë shenja jete në Planetin e Kuq në misionet e ardhshme.

DAILYMAIL

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0