Smartfoni Lumia 625 do te kete ekran 4.7 inc, vjen javen e ardhshme - Business Magazine Albania

Smartfoni Lumia 625 do te kete ekran 4.7 inc, vjen javen e ardhshme


Nokia do te mbaje dy evente ne javen qe vijon, dhe me sa duket nje nga pajisjet qe do te prezantohen ne Londer eshte Lumia 625.
 
Sipas nje burimi, pajisja do te kete ekran 4.7 inc dhe nje rezolucion 800×480. Lumia 628 do te dale bashke me smartfonin “catwalk”, gjithsesi 625 do te behet me i preferuar per shkak te cmimit te volitshem.
 
Eshte e qarte se Nokia po i drejtohet publikut qe pelqen ekrane te medhenj dhe nuk duan cmime shume te larta.
 
Smartfoni ka emrin e koduar “max” dhe pritet te dale me GDR2. Pavaresisht thashethemeve duhet te presim eventin ne Londer per te pare te gjitha detajet. (PCWorld Albanian)

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0