Skype mund të përkthejë një gjuhë të re - Business Magazine Albania

Skype mund të përkthejë një gjuhë të re


Skype është një mundësi e mirë për të folur me të dashurit në distancë, zgjidhjen e problemeve në kohë reale, ose duke folur me dikë në një gjuhë krejtësisht të ndryshme, duke sjellë kështu njerëzit së bashku në mënyra të reja.

Skype ka ndërtuar disa veçori të reja në përkthim. Skype tashmë mund të përktheje deri në 8 gjuhë në kohë reale. Tashmë vjen një gjuhë tjetër në listën e saj. Kjo mundësi është listuar në 50 gjuhët, të cilat Skype mund t’i përkthejë në tekst.

Rusishtja është ndër 8 gjuhët më të folura në botë dhe kjo mundësi e re të cilën e ka ofruar Skype, duke i bërë përdoruesit entuziastë për një mundësi të tillë. Skype shton se nuk ka patur ndonjëhere kaq shumë kërkesa sesa muajt e fundit për t’a mundësuar gjuhën Ruse në program.Teknologjia po u mundëson njerëzve të komunikojnë në kohë reale anë e mban botës edhe pse ata nuk flasin të njëjtën gjuhë.

Opsioni i ri bëhet i mundur duke klikuar ikonën e globit, i cili ndodhet në desktopin e Skype translator. Ky është një shërbim që ofrohet falas kështu që të gjithë mund t’a provojnë. Anlishtja, Gjermanishtja, Portugalishtja, Spanjishtja, Frëngjishtja, gjuha Kineze (Mandarin), Italishtja si dhe Arabishtja janë gjithashtu ndër gjuhët e listuara, të cilat Skype ka mundësuar për t’u përkthyer.

skype-mund-te-perktheje-nje-gjuhe-te-re-businessmag

 

burimi: blogs.skype.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0