Skype, mbyllja e llogarive do te jete me e lehte - Business Magazine Albania

Skype, mbyllja e llogarive do te jete me e lehte


Shume shpejt do te jete me e thjeshte te mbyllni nje llogari ne Skype. Kjo eshte e reja me e rendesishme e javeve te fundit te sherbimit VolP. Kjo lehesi erdhi si rezultat i ankesave te shumta qe kane te bejne me veshtiresite e mbylljes se nje llogarie.

Nderkohe qe ne Facebook kjo procedure behet ne pak sekonda fale funksioneve te duhura, me Skype ishte thuajse e pamundur mbyllja e adreses dhe e vetmja menyre ishte mosperdorimi i llogarise.

Ne te vertete, edhe pas ketij lehtesimi nuk do te jete e mundur fshirja perfundimtare e perdoruesve. Pra, Skype premton nje rruge me pak te nderlikuar dhe me te kthjellet per te fshire nje adrese.

Por perse, si funksiononte deri tani? Gjithcka lindi nga nje perdorues qe kontaktoi nje pergjegjes per privatesine, ku akuzonte veshtiresite e mbylljes se sherbimit (tani Skype eshte ne pronesi te Microsoft).

Ndersa ne dhjetor, pergjegjesi i privatesise dergoi nje leter ne Luksemburg, ne seline e Skype, duke shpjeguar qe kompania ka reaguar ne lidhje me ankesen e perdoruesit.

Skype vuri re se informacionet ne faqe, ne seksionin FAQ apo pyetjet frekuente, nuk jane te qarta dhe nuk ofrojne lehtesi te mjaftueshme per te drejtuar ne kerkesat e bera.

Ne fakt mund te lexohet se ‘Po te krijoni nje llogari nuk mund ta fshini me’, nderkohe qe kjo procedure eshte e mundur per ta mbyllur duke kontaktuar me mbeshtetjen teknike te klienteve qe bejne te mundur fshirjen e llogarise se perdoruesit.

Ndersa, hapi tjeter eshte fshirja autonome. Nderkohe, qe tani nje perdorues mund ta fshije vetem llogarine e tij, pa kontaktuar me sherbimin dhe normalisht pa ndermjetes.

Por duhet theksuar dicka, llogaria do te mbese e ngrire dhe jo e fshire, ne menyre qe te mos e perdore njeri tjeter ate ‘username’ dhe per te mos shkaktuar probleme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0