Njësia e Zbatimit të projektit PIU- ProSEEED pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë njofton të gjitha bizneset ekzistuese, bizneset e reja, dhe start-upe se kanë filluar aplikimet për Skemën e IDEA-Grant në mbështetje të aspirantëve për sipërmarrës. Thirrja për aplikim do të mbetet e hapur deri në datë 31.01.2021.
IDEA Grant është pjesë e programit 2 vjecar ProSEED, i cili është një bashkëpunim mes qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane, objektivi i të cilit është të sjellë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe rajonal, të nxisë punësimin, arsimin dhe formimin profesional në Shqipëri, duke i dhënë shtysë punësimit të fuqisë punëtore të kualifikuar dhe vetëpunësimit, veçanërisht për të rinjtë e kualifikuar, në tregun shqiptar të punës.
Programi implementohet nën mbikqyren e Deutche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) dhe Ministrisë së Financës dhe Ekonomisë së Shqipërisë dhe përmes skemës IDEA-Grant ofron mbështetje financiare për biznese ekzistuese, ide te reja biznesi dhe start-upe në Shqipëri. Fushat kryesore që mbulon Skema IDEA- Grant janë informatika, tekstilet, turizmi, zejtaria dhe agro-përpunimit, por jo vetëm.
Thirrja për propozim 21 për periudhën 1-31.07.2020
Për t’u njohur me kriteret e aplikimit, si dhe me dokumentacionin e nevojshëm për aplikime, klikoni në:
Formular vetëdeklarimi – IDEA Grant
Rregullorja e Thirrjes për Propozim IDEA- Grant
Formati Excel për tabelat e Biznes Planit – IDEA Grant
Udhëzues për Hartimin e Tabelave Financiare – IDEA Grant
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto