Sipas shkencës, njerëzit e gjykojnë karakterin tuaj në 0.1 sekonda - Business Magazine Albania

Sipas shkencës, njerëzit e gjykojnë karakterin tuaj në 0.1 sekonda


Ju keni dëgjuar shpesh se përshtypja e parë është tepër e vështirë për t’u ndryshuar. Por pavarësisht këtij fakti që është lajm i vjetër, studimet e shkencës në kohët të fundit për këtë temë mund t’ju shokojnë. Studimet kanë përcaktuar se njerëzit jo vetëm që ju gjykojnë shpejt ju në përshtypjen e parë. Ata ju gjykojnë, me një hapje-mbyllje të syrit – në një të dhjetën e sekondit për të qenë të saktë.

Kjo është shpallja e një artikulli të kohëve të fundit nga Simon Makin në “New Scientist”. Në të, ai tregon për studimet që ka bërë duke krahasuar mendimet e njerëzve për kandidatët e zgjedhjeve të formuara nga shikimet e shkurtëra të fotografive të tyre të krahasuara me rezultatet aktuale zgjedhore, si dhe një studim për vlerësime të mësuesve sipas feedback-ut të studentëve mbas një semestri.

Të dy nxorrën të dhëna shokuese.

Jo vetëm që ne bëjmë gjykime të shpejta për tipare të karakterit si besueshmëria dhe kompetenca, por këto përshtypje janë shpesh të sakta. “Ne mund të gjykojmë saktë ndershmërinë e një personi në vetëm një të dhjetën e sekondit”, thotë Makin, edhe pse ai paralajmëron se vlerësime të tilla të shpejta mund të jenë padrejtësisht të turbulluara nga paragjykimet.

Çfarë mund të bëni në lidhje me të?

Kjo është interesante, por edhe pak e frikshme. Me kaq pak kohë në dispozicion për të punuar me të, a ka ndonjë gjë që mund të bëjmë me vetëdije për të përmirësuar shanset tona për të lënë një përshtypje të mirë?

“Askush nuk ka punuar me veten për të dalë si fitues,” shkruan Makin. “Ky duket të jetë një sinjal i përgjithshëm i trupit që kjo është diçka e dhënë dhe e pandërgjegjshme. Kjo e bën shumë të vështirë ose të pamundur të shtiremi.”

Meqënëse nuk ka asgjë tjetër që mund të bëni për të kontrolluar se si do të dukeni në ato milisekonda në një takim, shkenca sugjeron se të paktën një strategji afatgjatë mund të ndryshoj diçka – duke kopjuar gjuhën e trupit të njerëzve. Disa kërkime nga Britania e Madhe duke përdorur “avatars” tregon se mimikat në mënyrë të përshtatshme në kohën e duhur i shkaktuan subjekteve të studimit të ndiheshin më të ngrohtë ndaj “avatars”.

Pra “hidhuni” në përshtypjet e dyta

Hulumtimet e fundit mund të mos ketë shumë për të thënë për të bërë një përshtypje të parë të mirë, por trajnerët dhe ekspertët e gjuhës së trupit sigurisht që kanë një tërësi këshillash për të ofruar, duke filluar nga fatki që duhet t’i kushtosh më shumë vëmendje kontaktit me sy për të shikuar ritmin e të folurit tuaj. Makin sugjeron se kjo ndoshta nuk do të ketë shumë efekt mbi “përshtypjen e parë” të rëndësishme, dhe misterioze që do të bëni në milisekonda, por gjithsesi mund të ndihmojë për një periudhë më të gjatë kohore – më e ngadalshme, më e vetëdijshme, më e kontrollueshme (edhe pse ndoshta më pak e fuqishme).

Burimi: Shkruar nga Jessica Stillman dhe publikuar në inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0