Sipas shkencës, njerëzit e çuditshëm janë më të suksesshëm në jetë

Sipas shkencës, njerëzit e çuditshëm janë më të suksesshëm në jetë


Të jesh i çuditshëm është një aftësi më vete.

Por të jesh i çuditshëm, aq sa njerëzit ta kenë të vështirë të përshaten me ty, nuk është edhe aq keq të paktën për shkencën. Në fakt një studim i vitit 2017 tregon se eleganca dhe finesa që kanë disa njerëz për të qenë jo të zakonshëm është një talent që i bën ata të jenë të suksesshëm në jetë.

Universiteti Oxford zbuloi se të jesh i çuditshëm në shoqëri do të thotë të kesh sukses në jetë, kjo si pasojë e lidhjes midis natyrës së çuditshme dhe talentit të veçantë. Ata fokusohen në një fushë të caktuar dhe vazhdimisht punojnë për ta perfeksionuar atë.

Psikologu Ty Tashiro, autori i librit Awkward, mbështetur në gjetjet e Universitetit të Oksford, pretendon se njerëzit e ngathët në shoqëri kanë më shumë gjasa të demonstrojnë “një talent të mrekullueshëm”.

Flasim për një rast kur njerëzit janë të aftë në një apo dy fusha të caktuara të jetës dhe janë mëse të zakonshëm në çdo gjë tjetër, shpjegon ai. Ndoshta mund ta keni vënë re se njerëzit që janë shumë të talentuar për diçka, janë më pak të shoqërueshëm apo të komunikueshëm. Ata kanë tendencën të fokusohen shumë në një temë të caktuar duke ju përkushtuar asaj në mënyrë intensive.

“Njerëzit e çuditshëm janë këmbëngulës dhe preferojne orë të gjata pune që i ndihmojnë të zotërojnë më mirë aftësitë e tyre në një fushë të caktuar “.

Studimi i vazhdoi kërkimet duke treguar se indikatori i talentit të fëmijëve nuk është niveli i tyre i inteligjencës (I.Q), por aftësia për tu fokusuar. Kjo flet shumë edhe për botën e të rriturve ku shumica e njerëzve të famshëm, intelektulëve apo politikanëve përkufizohen nga media si qenie të çuditshme.

Pra, çfarë mund të themi? Njerëzit janë të ndryshëm. Emri, I Çuditshëm, Mbiemri, Gjeni. Por fatëkeqësisht për shoqërinë tonë që jeton brenda kornizave, nuk mund të jenë të gjithë Ajnshtajn.

Studiuesit thonë se entuziazmi dhe fokusi mundet “ndonjëherë” të rezultojnë në “ekspertizë” dhe “inovacion”.

/Vt.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0