Sigal kombinon paketat e sigurimit me shërbimin telemjekësor TeleDoc

Sigal kombinon paketat e sigurimit me shërbimin telemjekësor TeleDoc


Kompania e sigurimit, Sigal Albania, ofron paketat e sigurimit së bashku me shërbimin e TeleDoc.

Teledoc Albania është shërbim mjekësor online. Mjekët e stafit janë të liçensuar dhe ju ofrojnë këshillim të vazhdueshëm nëpërmjet telefonit dhe videotelefonatave 24 orë në çdo ditë të javës.

Në një intervistë për BusinessMag, drejtori i përgjithshëm i Sigal Uniqa Group Austria, z. Avni  Ponari, thotë se ideja e bashkëpunimit me TeleDoc lindi si dëshirë për t’u kujdesur për klientët dhe për t’iu ofruar shërbim mjekësor.

TeleDoc aksesohet lehtësisht. Mjafton ta shkarkoni aplikacionin TeleDoc nga Apple App Store ose Google Play Store, të regjistroheni duke shkruar të dhënat përkatëse dhe mund të përfitoni video-konsultë nga shtëpia me një prej mjekëve që janë pjesë e stafit të klinikës.

Lexoni: Qendrat urbane po bëhen gati të na mirëpresin nesër. Fondi Shqiptar i Zhvillimit po përmbyll disa projekte

Është pozitiv fakti që mjekët kanë akses në sistemin e TeleDoc edhe nga shtëpia. Duke qenë se në situatën e pandemisë së koronavirusit, është e vështirë të konsultohesh me mjekët në spital, TeleDoc është një mundësi për të shprehur shqetësimet shëndetësore online.

Të dhënat e pacientit apo personit që kërkon këshillim online ruhen të sigurta, pa përfshirë palë të treta. Çdo pacient ka një kartelë elektronike të mirfilltë, në rast se telefonon apo ka nevojë për diçka shtesë, mjekët i përgjigjen duke u bazuar tek raporti që kanë shkruar pas çdo video-telefonate.

TeleDoc është degë e TeleDoc Global, e cila e ka qendrën në Austri. Nga ana tjetër edhe kompania Sigal është austriake. Lidhur me këtë, Besa Mulita, nga TeleDoc na thotë se “besojmë që cilësia e lartë e shërbimit austriak na bashkon”. Bashkëpunimi mes Sigal dhe Teledoc ka lindur që në fillim të vitit 2020.

Besa na tregon se telefonatat janë shumëfishuar këtë kohë. Shumica e qytetarëve pyesin lidhur me simptomat e COVID-19, por një hapësirë të madhe zënë edhe pyetjet mbi shëndetin mendor. “Mjekët tanë thonë se telefonuesit duan të dinë se si të menaxhojnë stresin, ankthin dhe depresionin në këtë kohë karantine”.

Lexoni: Shkollat do të hapen gjatë verës? Propozimi vjen nga Britania

Stafi mjekësor ka ofruar konsulta 24 orë çdo ditë të javës për menaxhimin e hipertensionit, diabetit, tiroides, rheumatizmës dhe sëmundjeve të tjera kronike. Por mjekët ofrojnë vazhdimisht suport edhe për regjimin ushqimor dhe aktivitetet fizike, që duhen kryer në kushte shtëpie.

Çdo paketë e sigurimit në SIGAL mund të kombinohet me paketën e Teledoc. “Deri tani e kemi ofruar falas me sigurimin e detyrueshem te automjetit (TPL)”, na thotë z.Ponari.

Për më shumë informacion rreth paketës së kombinuar Sigal dhe TeleDoc klikoni këtu.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0