Si të krijoni një biznes fitimprurës të marketingut nga laptopi juaj - Business Magazine Albania

Si të krijoni një biznes fitimprurës të marketingut nga laptopi juaj


Bizneset dëshpërimisht kanë nevojë për ndihmë me marketingun dixhital, dhe operacionet më të sofistikuara të marketingut dixhital sot mund të drejtohen nga edhe nga një laptop.

Por kjo nuk do të thotë që secili që posedon aftësi të mira dixhitale të marketingut dhe teknologjinë e duhur mund të ndërtojë një biznes të të suksesshëm.

Problemi është konkurrenca.

Ka shumë profesionistë me eksperiencë që po bëjnë të njëjtën punë. Shumë prej tyre kanë vite përvojë të vlefshme.

Por, është absolutisht e mundur që të filloni agjencinë tuaj, nga e para, pa përvojë dhe ta shndërroni atë në një biznes fitimprurës. Ju vetëm duhet të keni qasjen e duhur për ta arritur atë. Këtu janë katër këshilla të provuara dhe të vërteta se si të jeni të suksesshëm në këtë fushë.

  1. Zgjidhni shërbimin e duhur.

Nëse jeni duke filluar një agjenci nga e para ose duke punuar diku tjetër, suksesi vjen duke bërë ofertat e duhura për klientët, në mënyrën e duhur.

Shumë agjenci ofrojnë një sërë shërbimesh, duke zbehur efektivitetin ose aftësinë e tyre për të ofruar diçka të dobishme. Ata ose mbështeten në Reklamat në Facebook ose në një tjetër aftësi shumë specifike që lehtë mund të dalë nga moda.

Në vend të kësaj, ofroni një shërbim të përqendruar që është i vlefshëm, por nuk del nga moda.

Mënyra më e shpejtë për të ndërtuar një agjenci nga zero-ja – dhe për ta zgjeruar atë – është duke u përqendruar në tërheqjen e konsumatorëve.

  1. Gjeni partnerin e duhur.

Edhe nëse jeni në gjendje që me sukses t’i bindni klientët për të punuar me ju, ofrimi i këtyre shërbimeve është një tjetër sfidë. Shumë njerëz që duan të ndërtojnë një agjenci dixhitale të suksesshme mendojnë se mund të mësojnë aftësitë e tërheqjes së konsumatorëve brenda natës.

Dhe megjithatë, unë shoh disa pseudo-pronarë të agjencive dixhitale që e fitojnë një klient, por dështojnë tërësisht për të ofruar shërbimin e duhur. Dhe në rastin më të keq, klienti i zhgënjyer (me të drejtë) bën gjithçka për të prishur reputacionin e tyre.

Ekziston një mënyrë e thjeshtë por e fuqishme për të shmangur këtë rezultat: bashkëpuno me ekspertë.

Shumë njerëz të cilët janë ekspertë në tërheqjen e konsumatorëve janë aq të zënë me klientët e tyre saqë nuk kanë kohë për marrëveshje të reja. Në vend të kësaj, ata preferojnë të bashkëpunojnë me agjencitë që kanë klientelë dhe që kanë nevojë për shërbimet e tyre.

Ju mund të ndërtoni një agjenci të tërë duke u bazuar në këtë model partneriteti. Së pari, siguroni klientë të rinj, pastaj bashkëpunoni me ekspertë të caktuar të cilët mund të ofrojnë këto shërbime.

Është një marrëveshje e favorshme. Ekspertët e tërheqjes së klientëve sigurojnë më shumë fitime. Ju përfitoni midis shumës që i paguani partnerit dhe nga ajo që merrni nga klientët.

  1. Dominoni fushën e duhur.

Mënyra për të arritur suksesin me një agjenci dixhiale është gjetja e një fushe ku mund të ofroni shërbimet tuaja.

Pavarësisht këshillave për t’i ikur konkurrencës, ju duhet të përqendroheni në një fushë ku ka konkurrencë. Një biznes që ka konkurrencë nënkupton që është biznes në rritje. Aty ku nuk ka konkurrencë, mundësitë për të bërë para janë të vogla.

Çelësi është të gjeni një fushë ku ka konkurrencë – dhe mundësi për të bërë shumë para nga çdo klient.

  1. Prioritizo mentalitetin e duhur.

Ata që kanë sukses në ngritjen e agjencive, madje pa aftësi të veçanta ose duke punuar diku tjetër me orar të plotë, ndryshojnë shumë nga të tjerët me mentalitetin e tyre. Ata e kuptojnë se pavarësisht nga pengesat fillestare ose shpenzimet, ky biznes është një maratonë, jo një sprint. Dhe në fund të kësaj gare, shpërblimi është liria financiare dhe potenciali për t’u rritur në mënyrë eksponenciale.

Duhet shumë kohë dhe investim në vetvete. Por ku do të preferonit të ishit në pesë vjet – duke u varur nga një pagë mujore apo duke drejtuar një kompani që rritet ndjeshëm , vit pas viti?

Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0