Si të fitoni një debat me çdo shenjë të horoskopit - Business Magazine Albania

Si të fitoni një debat me çdo shenjë të horoskopit


DASHI

Personat e kësaj shenje nuk e pranojnë asnjëherë që e kanë gabim. Por, avantazhi juaj është që ata zakonisht bëhen pjesë e një debati pa i pasur të qarta faktet, kështu që ju mund të përfitoni prej kësaj. Është e rëndësishme t’iu tregoni fakte dhe të mos bëheni emocional, ndoshta ndonjëherë mund të jetë e nevojshme të përdorni dhe një ton të lartë zëri.

 

 

DEMI

Të fitosh kundrejt demit është një sfidë më vete. Fillimisht duhet të jeni të përgatitur për debatin që do të vijë, pasi Demi mund të ketë shumë kohë që ka akumuluar fakte dhe informacione në favor të tij. Nëse e shikoni që nuk po e bindni dot, atëherë mundohuni të ndryshoni detajet e atmosferës perreth, dritat apo muzikën. Në këtë mënyrë Demi do ta anashkalojë komplet situatën dhe do të përfshihet në atmosferën e krijuar.

 

 

BINJAKËT

Janë ndër personat që parapëlqejnë më shumë se çdo kush që të flasin. Për ta debatet janë argëtim më vete, pasi duan të flasin gjatë gjithë kohës. Ju duhet të përdorni logjikën dhe jo emocionet dhe më pas të largoheni. Pavarësisht nëse e keni bindur apo jo personin e kësaj shenje, me largimin tuaj ju keni fituar pasi ju keni hequr atyre fuqinë e tyre më të madhe, pra aftësinë për të folur.

 

 

GAFORRJA

Të fitoni kundrejt kësaj shenje nuk është e vështirë, por duhet të jeni të kujdesshëm të flisni qetë dhe t’i lini hapësirën e nevojshme për të kuptuar argumentin tuaj. Personat e kësaj shenje janë tepër të ndjeshëm dhe mund të kenë momente dobësie emocionale të shpeshta.

 

 

LUANI

Një nga shenjat që do gjithmonë të jetë lider dhe mendon se ka gjithmonë të drejtë. E vetmja mënyrë kundrejt një Luani është t’a bëni veten për ‘’budalla’’ përpara tyre, sepse kështu Luani do të tërhiqet duke menduar se debate nuk është në lartësinë e tij. Kjo nuk mund të quhet një fitore e plotë, por është maksimumi që mund të arrini me këtë shenjë.

 

 

VIRGJËRESHA

Nëse i bazoni argumentat tuaja mbi mirqënien atëherë Virgëresha do të dorëzohet shumë shpejt, pasi personat e kësaj shenje janë vazhdimisht të shqetësuar për mirqënien apo për shëndetin e tyre.

 

 

 

PESHORJA

Në këtë rast duhet të argumentoni njësoj si të ishit në një gjykatë. Kjo është shenja e drejtësisë dhe nuk do t’iu lejojë kurrë të fitoni nëse nuk do t’ia paraqisni çeshtjen tuaj siç duhet dhe me provat e duhura. Personat e kësaj shenje zakonisht futen në një debat vetëm kur e kanë të sigurt se do të fitojnë, kështu që duhet të gjeni mënyrën t’iu provoni se ata e kanë gabim.

 

 

AKREPI

Ju mund të fitoni me Akrepin, por në fakt do ishte më mirë të mos e provonit fare. Është njësoj sikur të jeni duke i dhënë vetes një dënim, kështu që kujdes kur debatoni me një Akrep.

 

 

 

SHIGJETARI

Personat e kësaj shenje nuk shquhen për aftësitë e tyre sociale apo sjelljet e mira. Ata kanë përgjithësisht mendime filozofike, kështu që nëse përdorni një dozë filozofie në argumentat tuaja, do t’a keni më të thjeshtë të fitoni.

 

 

 

 

BRICJAPI

Të debatoni me një Bricjap, është njësoj sikur jeni duke debatuar me shefin tuaj dhe vendi juaj i punës është në rrezik. Nëse ju nuk tregoni një lloj vlerësimi për statusin social të Bricjapit, atëherë nuk do të arrini të fitoni kurrë. Bricjapët përgjithësisht mendojnë se të tjerët janë të paaftë, kështu që bëni mirë t’i tregoni fillimisht sesa i vlerësoni aftësitë e tyre.

 

 

UJORI

Personat e kësaj shenje kanë tendencën të tregojnë gjithmonë se kanë qenë ata të parët që kanë bërë diçka. Ju nuk mund t’i bindni dot me argumenta, por mund t’iu tregoni fakte se dikush tjetër e ka bërë të njëjtën gjë përpara atyre.

 

 

 

PESHQIT

Të fitoni kundrejt tyre nuk është aspak problem, madje nuk është e nevojshme fare të debatoni pasi ata do të pranojnë çdo mendim tuajin. Problemi me këtë shenjë është që fitorja do të jetë aq e thjeshtë, sa nuk do ta shijoni fare.

 

 

/EliteDaily

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0