Si të filloni javën me disa hapa të thjeshtë

Si të filloni javën me disa hapa të thjeshtë


 

Rikthimi përsëri në punë pas fundjavës nuk është i lehtë.  E Hëna nuk duhet parë si ditë e lodhshme, por si një mundësi e re për të çuar para atë që kemi lënë pas. Kjo ditë mund të konsiderohet si më e rëndësishmja sepse është momenti të vendosimse çfarë do të bëjmë gjatë javës.

 Ia cilat janë 4 hapat që mund të ndërmarrim të hënën:

1.Bëj një plan 

E mira është që të hënën të keni gati një plan se çfarë detyrash do të realizoni gjatë javës.  Bëjini detyrat tuaja një nga një dhe mos humbisni kohë duke bërë disa punë njëherësh. Përqëndrimi në një projekt e rrit produktivitetin. Shumë detyra njëherësh mund t’iu shpërqëndrojnë dhe ta ulin rendimentin tuaj.

2.Është e Hënë 

Dita e Hënë është e njëjtë për të gjithë.  Njerëzit janë të lodhur, të shpërqëndruar dhe ndoshta po e përdorin kohën për të planifikuar javën. Mos dërgoni e-mail gjatë paradites së të Hënës, me shumë mundësi ato nuk do të lexohen. Dërgojini mesazhet tuaja gjatë mbrëmjes ose paraditen e së Martës.

3.Qetësohuni 

Fillojeni të Hënën  me një rutinë të përjavshme. Ndoshta trupi dhe truri juaj nuk iu përgjigjen menjëherë në mëngjeset e të Hënave, pasi ju zgjoheni nga disa ditë pushimi. Një gjimnastikë e lehtë apo një shëtitje para se të hyni në zyrën tuaj do të ndihmonin në fillimin e javës.

4.Përfundoni një detyrë të rëndësishme 

Mundohuni që gjatë fillimit të javës të përfundoni një detyrë të rëndësishme. Kjo do t’iu motivonte për të filluar një javë të suksesshme. Fillimi i mbarë, gjysma e punës. Të Hënat nuk janë gjithmonë të lehta për t’u menaxhuar, por me një plan të qartë ju mund të jeni produktiv dhe të arrini objektivat tuaja.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0