Si politikat antiprodhim e shndërruan Shqipërinë në vendin me koston më të lartë të jetesës - Business Magazine Albania

Si politikat antiprodhim e shndërruan Shqipërinë në vendin me koston më të lartë të jetesës

Nga Klodian TomorriNë vitin 2014, Shqipëria ishte vendi i dytë me koston më të ulët të produkteve bazë në Europë, duke qenë pas vetëm Maqedonisë së Veriut. Sipas të dhënave zyrtare të Eurostat, në vitin e parë të qeverisjes socialiste në pushtet, çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkolike në Shqipëri ishin sa 68 për qind e mesatares së Bashkimit Europian. Kjo do të thoshte se ushqimet në Shqipëri kushtonin të paktën 32 për qind më lirë se mesatarja e vendeve të BE-së.Por pas vitit 2014, qytetarët shqiptarë janë përballur me një shtrenjtim dramatik të produkteve bazë dhe vitin e kaluar, për herë të parë çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkolike në Shqipëri, kaluan mesataren e Bashkimit Europian.

Sipas Eurostat, për vitin 2024, çmimet e ushqimeve në Shqipëri ishin sa 100.1 për qind e mesatares së vendeve të BE-së. Kjo do të thotë se qytetarët shqiptarë i blejnë ushqimet bazë të jetesës me shtrenjtë, jo vetëm se të gjithë fqinjët me ekonomi të ngjashme, por paguajnë më shumë edhe se hollandezët, spanjollët, polakët, çekët, sllovakët e kështu më radhe.

Kur rritja e kostos së jetesës, shoqërohet me rritjen e të ardhurave të paktën në të njëjtën masë, atëherë fuqia blerëse e qytetarëve qëndron e pandryshuar. Por në Shqipëri ka ndodhur e kundërta.

Sipas të dhënave të Eurostat, nëse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë rritur me 32 pikë përqindje relativisht me mesataren e BE-së, të ardhurat për frymë janë rritur me 7 pikë për qind. Pra, shqiptarët po konvergjojnë në Europë për koston e jetesës, por janë vite drite larg për nivelin e të ardhurave.

Ose e thënë me qartë, shqiptarët i paguajnë ushqimet njësoj me vendet e BE-së, por të ardhurat i kanë 3 herë më të ulëta se europianët. Kjo është varfëria.

Por pse çmimet e produkteve bazë rriten kaq shpejt në një vend me të ardhura dhe rroga të ulëta duke rrënuar buxhetet e familjeve? Arsyet këtu janë disa dhe thuajse të gjitha lidhen me qeverisjen.

Së pari, qeveria shqiptare është taksuesja më e rëndë e shpenzimeve jetike. Nëse thuajse të gjitha vendet e pasura të Europës kanë TVSH zero ose të diferencuar në shkallë të ulët për ushqimet, në Shqipëri qytetarët i paguajnë 20 për qind taksë qeverisë për çdo produkt që blejnë, duke përfshirë bukën, vezën, bulmetin, mishin dhe madje edhe ujin.

Megjithatë taksat e rënda nuk e shpjegojnë dot të gjithë koston e lartë të produkteve të jetesës në Shqipëri sepse edhe në vitin 2014, vendi kishte të njëjtin regjim taksimi. Por në dekadën e fundit, situata është përkeqësuar më shumë për shkak të politikave antiprodhim të qeverisë, të cilat kanë rritur koston për prodhuesit.

Biznesi shqiptar e paguan energjinë elektrike më shtrenjtë thuajse se në çdo vend të Europës, ndërsa fermerët shqiptarë e blejnë naftën më shtrenjtë pothuajse se kushdo tjetër në botë. Të dy këto zëra, si energjia elektrike ashtu edhe nafta u shtrenjtuan me vendime qeverie në vitet 2014-2015 e më vonë.

Rritja e kostove të prodhimit kanë qenë vetëm njëra anë e politikave antiprodhim. Ana tjetër është mungesa e subvencioneve. Fermerët shqiptarë marrin 20 herë më pak subvencione se sa fermerët e vendeve fqinje, madje edhe ato më të varfra si Kosova. Konsideroni vetëm një tregues. Sipas FAO-s, qeveria shqiptare jep 3 euro subvecione për hektar, ndërsa Bosnja dhe Kosova japin respektivisht 66 dhe 69 euro subvencione për hektar.

Kosto më të larta prodhimi, mbështetje e papërfillshme nga shteti. Ky është koktejli i politikave antiprodhim të dekadës së fundit, rezultatet e të cilit kanë qenë dramatike në rrënimin e bujqësisë dhe prodhimit vendas.

Sipas vet INSTAT-t, në vetëm 6 vjet numri i lopëve në Shqipëri u përgjysmua. Nga rreth 500 mijë krerë që ishin në vitin 2017, në vitin 2023 shifra zbriti në 263 mijë krerë, ndërsa rënia e numrit të bagëtive të imëta ka qenë edhe më dramatike.

Shfarosja thuajse totale e prodhimit vendas, i ka lënë qytetarët shqiptarë në varësinë e importit. Këtu ekonomia ka një tjetër problem strukturor. është ai i monopoleve që kontrollojnë tregun e produkteve ushqimore dhe diktojnë çmimet e larta të tyre.

Kostot e larta të jetesës bazë dhe rritja thuajse e papërfillshme e të ardhurave i mbajnë familjet shqiptare të mbërthyera në shpenzimet e mbijetesës. Kjo është arsyeja se pse Shqipëria ka sot, përqindjen më të lartë të familjeve të rrezikuara nga varfëria.

Por elementi më i pashpjegueshëm në të gjithë këtë situatë është fakti se qeveria që ka rritur më shtrenjtë se kudo në Europë koston e jetesës për qytetarët e saj, ka fituar plot 4 mandate rresht. Këtu ekonomia dhe racionalja ndalon.

Kapital

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0