Si ndikon ushqimi në mendje dhe në turp? - Business Magazine Albania

Si ndikon ushqimi në mendje dhe në turp?

ushqimi

Ne jemi ajo çfarë hamë.

Shtete të ndryshme kanë ospione të ndryshme të vaktit të tyre të Krishlindjeve. Polakët preferojnë peshkun. Vakti më i shërbyer në tavolinat Britanike në 25 dhjetor është ikonik (me rosë, ndonjëherë dhe me gjel deti) dhe ka qenë që nga koha Viktoriane.

Një ushqim i mirë ka një ndikim pozitiv në humorin tonë. Kjo kënaqësi është e menjëhershme. Ata që shmangin teprimet dhe grindjet familjare do të shijojnë një rritje të sheqerit në gjak pas ngrënies. Kjo do të nxisë një vërshim endorfine, që vepron si hormone i lumturisë, duke vërshuar nëpër trurin e tyre.

Por, kënaqësia shkon më tej. Proteinat e kafshëve, të tilla si shpendë të pjekur, proshuta ose peshk, përmbajnë aminoacide, për të cilat trupi ka nevojë dhe nuk mund t’i prodhojë dot vetë. Tirozina dhe triptofani janë të nevojshme për prodhim, përkatësisht të dopaninës, një neurotransmetues që kontrollon ndjenjat e kënaqësisë dhe shpërblimit dhe serotoninë, e cila ndihmon në rregullimin e humorit. Lakra e Brukselit përmban foliat, një vitaminë pa të cilën trupi nuk funksionon mirë. Boronicat janë të pasura me vitaminë C, e cila mes shumë gjërash, kthen dopaminën në adrenalinë, një neurotransmetues tjetër, mungesa e të cilit shoqërohet me depresion.

Me rritjen e çrregullimeve të shëndetit mendor, një numër në rritje shkencëtarësh janë duke investiguar se si ushqimi ose suplementët ushqimorë ndikojnë në mendje. Truri, duke qenë organi më kompleks dhe energjikërkues i trupit, ka nevojat e tij të specializuara ushqyese. Atëherë, mirëserdhët në fushën e zhvillimit të psikiatrisë nutricionale.

Truri i një të rrituri që zë rreth 2% të masës së trupit, përdor 20% të energjisë metabolike. Një mori vitaminash dhe mineralesh janë të nevojshme për ta mbajtur atë në punë. Edhe pjesët më të vogla të rrugëve metabolike të trurit janë të nevojshëm. Shndërrimi i triptofanit vetëm në serotoninë kërkon vitaminë B6, hekur, fosfor dhe kalcium.

Shkëputja e nevojave ushqyese të trurit nga ato të pjesës tjetër të trupit është e ndërlikuar. Shtesat ditore të rekomanduara (rdas) ndihmojnë pak. Ato u formuluan gjatë Luftës së Dytë Botërore, në bazë të nutrientëve të nevojshëm për shëndetin fizik të trupave. Nje RDAs e tillë, nuk ekziston për trurin. Akoma jo të paktën.

Krahasuar me shkencat e tjera, shkenca ushqimore është e pa studiuar. Kjo gjë pjesërisht ka ndodhur sepse është e vështirë të bëhët mirë. Provat e kontrollit të rastësishëm (RCTs), të përdorura për të testuar barnat, janë të komplikuara. Pak njërëz duan t’i qëndrojnë strikt dietës ushqimore gjatë gjithë jetës.

Shkenca është bazuar në studime vëzhguese që përpiqen të krijojnë lidhje midis ushqimeve të veçanta ose lëndëve ushqyese dhe sëmundjeve. Ato nuk mund të përdoren për të vërtetuar përfundimisht një lidhje shkakësore midis një sëmundje dhe një faktori të veçantë kontribues në një dietë.

Tani është e qartë se disa dieta janë veçanërisht të mira për trurin. Një studim i fundit tregon se të qëndruarit në “dietën e mesdheut”, e cila është e pasur me perime, fruta, bishtajore dhe drithëra integrale dhe yndyrna të ngopura. Kjo dietë zvogëlon shanset për të përjetuar goditjet në tru, dëmtimin kognitiv dhe depresionin. Punime të tjera të kohëve të fundit duke kërkuar një dietë mesdhetare “të gjelbër” të pasur me polifenole zbuluan se ajo redukton atrofinën e trurit me kalimin e moshës. Një version tjetër, dieta e mendjes, thekson ngrënien e manave, më shumë se llojet e tjera të frutave , zvogëlon rrezikun e demencës.

Vetëm 10% e amerikanëve të rritur konsumojnë sasinë e rekomanduar ditore të perimeve.

Shkencëtarët mendojnë se dieta të tilla ulin inflamacionin në tru. Kjo, po ashtu mund të ndikojë dhe në zona të tjera: si psh, hipokampus, i cili shoqërohet më të mësuarit, memorien dhe rregullimin e humorit te të rriturit. Studimet tek kafshët tregojnë se kur ato janë ushqyer me dieta të pasura, rritja e neuroneve stimulohet dhe proçeset e inflacionit ulen. Kjo përputhet me hulumtimet që sugjerojnë se ata që hanë rregullisht ushqime ultra të përpunuara, të skuqura dhe me sheqer, të cilat rrisin inflamacionin në tru, rrisin rrezikun e zhvillimit të depresionit.

Lojëra me varëse

Vetëm 10% e të rriturve në Amerikë konsumojnë sasinë e  rekomanduar ditore të perimeve dhe vetëm 12% marrin fruta të mjaftueshme. Kjo është e ngjashme në pjesën më të madhe të botës. Si rezultat, shumë njerëz u drejtohen suplementeve të vitaminave dhe mineraleve për të kompensuar mangësitë e tyre dietike. Në 2018, 54% e amerikanëve të veriut dhe 43% e aziatikëve merrnin suplemente ushqimore. Amerika harxhon më së shumti në suplemente dietike, e ndjekur nga Europa dhe Japonia. Por, në shumë vende rregullimi i industrisë së suplementeve është ose i dobët ose inekzistent dhe pak kërkime rigoroze janë kryer mbi përfitimet ose rreziqet e tyre.

Mungesa e studimit në shkallë të gjerë dhe serioz në fushën e psikiatrisë ushqyese la një hapje për ata që duan të promovojnë potencialin e suplementeve përtej çdo shkence ekzistuese. Autumn Stringam është një rast i tillë. Pasi lindi foshnja e saj e parë në 1992, zonja Stringam, një kanadeze, u shtrua në një repart psikiatrik me psikozë të rëndë pas lindjes. Familja e saj kishte një histori të sëmundjeve mendore, duke përfshirë çrregullime bipolare, psikozë, depresion dhe vetëvrasje. Prognoza e saj ishte e zymtë. Por më pas, babai i saj, së bashku me një mik që punonte në biznesin e ushqimit të kafshëve, zhvilluan një suplement që përmbante një sërë vitaminash dhe mineralesh që ata pretendonin se bazoheshin në suplemente që reduktonin ankthin dhe stresin tek derrat. Suplementet vlejtën për zonjën. Historia e saj u përhap dhe familja filloi t’i shiste gjerësisht pilulat.

Lexo: ChatGPT gati të vijë në Word dhe Outlook

Akoma dhe sot disa studime shkencore mbështesin idenë që ekziston një lidhje e fortë mes shëndetit mendor dhe ushqyerjes. Studimet kanë treguar se mungesa e B12 shkakton depresion dhe kujtesë të dobët dhe shoqërohet me mani dhe psikozë. Nivelet e ulëta të vitaminës D shkaktojnë demencë dhe goditje në tru, dhe ndikon në çrregullime neurozhvillimore.

Epikuri

Pse të mos konsumoni thjesht një grusht vitaminash në vend që të shqetësoheni me një dietë komplekse dhe ndoshta të shtrenjtë? Pjesërisht sepse ju rrallë e dini saktësisht se çfarë po merrni. “Ndryshe nga barnat e rregulluara fort, suplementet mund të përmbajnë më shumë ose më pak nga ato që pretendojnë. Shumë vitaminë A mund të jetë e dëmshme gjatë shtatzënisë. Ka një sërë rreziqesh për shëndetin nga marrja e beta-karotinës dhe vitaminës E. Dozat e larta të një lënde ushqyese mund të ndërhyjnë në përthithjen e të tjerëve.

Çdo testim i përdorimit të mikronutrientëve në kushtet e shëndetit mendor në Kanada ngeci pas episodit me znj. Stringam. E megjithatë disa mbetën të intriguar. Julia Rucklidge, një psikologe klinike në Universitetin e Canterbury-t në Zelandën e Re, u kontaktua në vitin 2003 nga një kolege kanadeze për të parë nëse ajo mund të ishte e interesuar për të kryer prova të tilla. Ajo ishte skeptike: “Më kishin mësuar se të ushqyerit është krejtësisht i parëndësishëm për shëndetin e trurit.” Në atë kohë, kujton ajo, ajo ishte e zhytur në të dhëna pozitive që tregonin efikasitetin e Prozac, një antidepresant, dhe stimuluesve të tillë si metilfenidati për çrregullimin e hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes (adhd). Ajo ishte e emocionuar, shpjegon ajo, që i kishte këto barna të reja si mjete për të trajtuar problemet e shëndetit mendor.

Pastaj u detyrua të vinte në dyshim ato pikëpamje. Ajo kishte trajtuar pa sukses një fëmijë me çrregullim obsesiv-kompulsiv, për një vit. Familja nuk donte mjekim. Një ditë kur po largoheshin, ajo u kujtua se kishte një kuti me suplemente nën tryezën e saj. Ajo ua ofroi prindërve me paralajmërimin se nuk e kishte idenë nëse do të punonin. Dy javë më vonë ata u kthyen, duke thënë se obsesionet e fëmijës ishin zhdukur.

Dr Rucklidge nuk besonte se përmirësimi ishte për shkak të suplementeve, por bëri më shumë prova. Disa dekada më vonë ajo ka treguar se suplementet janë të dobishme për fëmijët me adhd – veçanërisht ata që luftojnë për të rregulluar emocionet e tyre. Gjyqi u përsërit së funmi në Amerikë. Dëshmi të tjera të efikasitetit të suplementeve po shfaqen. Rezultatet e një RCT të madh të botuar në shtator treguan se marrja e një multivitamine ditore mund të përmirësojë njohjen tek personat mbi 65 vjeç. Studiuesit ndoqën më shumë se 2000 njerëz dhe vlerësuan se tre vjet suplement çuan në një ngadalësim 60% të rënies njohëse.

Psikiatria ushqyese është ende në fillimet e saj. Ndërsa bëhet më e qartë se cilët mikronutrientë ndikojnë në tru, faza tjetër është të përcaktohet se si e bëjnë këtë. Një fushë tjetër e re e kërkimit mund të ndihmojë me këtë.

Një nga zhvillimet më intriguese shkencore të viteve të fundit është zbulimi i rëndësisë së mikroorganizmave në zorrë, si ndërmjetës midis asaj që hyn në gojë dhe asaj që ndodh në tru. Studiuesit e dine tani se mikrobet formojnë një ekosistem kompleks në zorrë – i njohur si mikrobioma. Këto mikrobe kanë nevojë për mikroelemente. Një dietë që mungon në to, si ajo e konsumuar nga shumë në Perëndim, mund të çojë në një çekuilibër në mikrobiomën e zorrëve.

Aftësia e një personi për të përballuar stresin mund të ndryshohet nga një lloj i vetëm bakteri

A mund të ndikojë kjo në mënyrën se si njerëzit mendojnë dhe ndihen? Dëshmitë po shtohen për një lidhje midis zorrëve dhe trurit në atë që quhet psikobioma – pjesë e mikrobiomës – që bën pikërisht këtë. Substancat që prodhojnë bakteret, viruset dhe kërpudhat e ndryshme mund të hyjnë drejtpërdrejt në qarkullimin e gjakut dhe të depërtojnë në enët e gjakut, ose mund të stimulojnë nervin vagus që lidh zorrën dhe trurin. Bakteret në zorrë prodhojnë, ndër të tjera, triptofan, aminoacidi që mendohet se ka ardhur tërësisht nga dieta.

Llojet e mikroorganizmave që gjenden në kos në mënyrë specifike dhe ushqimet e fermentuara në përgjithësi, janë treguar gjithashtu nga provat se reduktojnë ankthin. Më e habitshme për Dr. Dinan është zbulimi se aftësia e një personi për të përballuar stresin mund të ndryshohet nga një lloj i vetëm bakteri. Studimet tregojnë se dy lloje të Bifidobacterium dhe një i Lactobacillus reduktojnë stresin. Në një provë me minjtë pa mikrobe, një përgjigje jonormale ndaj stresit u kthye kur atyre iu dhanë doza orale të Bifidobacterium infantis. Këto gjetje kanë krijuar nocionin e “psikobiotikëve” – ​​bakteret që, kur gëlltiten, mund të kenë efekte të ngjashme me ilaçet kundër depresionit ose ilaçet kundër ankthit.

Vështirësia me zhvillimin e kësaj fushe të re të kërkimit qëndron në ekonomi. Ndryshe nga barnat, vitaminat, mineralet dhe mikrobet nuk janë të patentueshme. Firmat farmaceutike nuk kanë asgjë për të fituar komercialisht nga testimi i pilulave që çdokush mund t’i hedhë mënjanë. Është e vështirë t’u besosh kërkimeve të sponsorizuara nga industria, pasi ato kanë një paragjykim ndaj gjetjeve të favorshme. Qeveritë, universitetet dhe sistemet shëndetësore janë më të vendosura për të kryer prova të tilla. Asnjë nga këto nuk do të zëvendësojë nevojën për një dietë të mirë. Por, do të jepte ushqim për mendim.

Economist

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0