Shtrenjtohen cigaret dhe duhani ‘vape’, qytetarët do paguajnë... - Business Magazine Albania

Shtrenjtohen cigaret dhe duhani ‘vape’, qytetarët do paguajnë më shumë që nga janari

Qytetarët që konsumojnë duhan do të ndiejnë një rritje të kostos që nga fillimi i këtij viti. Çmimet e paketave të cigareve dhe produktet elektronike të njohura si “vape” janë rritur për shkak të akcizës, një takse që vendoset çdo vit për të rregulluar tregun dhe për të mbështetur buxhetin e shtetit.

Çmimi i cigareve ka shkuar nga 7,500 lekë në 7,750 lekë për 1,000 fije, ndërsa akciza për cigaret elektronike është rritur nga 18 lekë në 20 lekë për mililitër. Rritja e kostos pritet të ndikojë menjëherë te konsumatorët, duke e bërë produktin më të shtrenjtë në dyqane.

Qeveria ka synuar që përmes rritjes së çmimeve të ulë konsumimin e duhanit dhe të mbrojë shëndetin e qytetarëve. Megjithatë, të dhënat e importit dhe konsumit tregojnë se përdorimi i duhanit mbetet i lartë, duke treguar se politika e çmimeve ka efekt më të madh mbi të ardhurat e buxhetit sesa mbi sjelljet e konsumatorëve në afat të shkurtër.

Vetëm gjatë vitit të shkuar, deri në fund të nëntorit, në Shqipëri janë importuar 3,150 tonë duhan, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë. Nga rritja e akcizës, Ministria e Financave pret të grumbullojë rreth 1 miliard lekë për buxhetin e vitit 2026.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0