Shtetet me internetin më të shpejtë në botë dhe renditja e Shqipërisë

Shtetet me internetin më të shpejtë në botë dhe renditja e Shqipërisë

internetin

Lihtenshtajni është vendi me internetin më të shpejtë në botë.

Studimi më i ri i kompanisë Cable.co.uk, për internet me shtrirje të gjerë i realizuar në 221 shtete dhe territore, tregoi se një film më shpejt mund të shkarkohet në Lihtenshtajn, ndërsa më ngadalë në Sudanin Jugor, ku nevojitet gati një ditë.

Vendet e para në listë i kanë zënë përvec Lihtenshtajnit, edhe disa vende të vogla si Xhersi (ishull në Mbretërinë e Bashkuar) dhe Gjibraltari.

Përsa i përket vendit tonë, Shqipëria renditet në vendin e 104-t në këtë listë. Ndërsa vendet e rajonit: Kroacia në vendin e 25-të, Rumania në vendin e 26-të, Bullgaria e 36-ta, Serbia në vendin e 65-të, Mali i Zi në vendin e 68-të, Kosova në vendin e 73-të, Bosnja e Hercegovina në vendin e 88-të, Maqedonia e Veriut në vendin e 109-të.

Lexoni: Syzet inteligjente mund të jenë hapi tjetër i madh në teknologji

Vendet skandinave së bashku me Xhersin, Hollandën, Zvicrën dhe Luksemburgun përbëjnë destinacionet më të shpejta evropiane (anëtare dhe jo anëtare të BE-së), por ato janë njëkohësisht dhe vendet më të shtrenjta për internetin.

Afrika mbahet si territori me internetin më të ngadaltë dhe kjo vjen edhe si pasojë e varfërisë së madhe atje. Mesatarisht prej vetëm 3,80 megabajt në secondë, që do të thotë se një film atje shkarkohet për më shumë se katër orë, ndërsa në Sudanin Jugor nevojitet gati një ditë e tërë.

Shtetet Baltike si Lituania, Letonia dhe Estonia janë pionierët për internetin më të shpejtë me çmime të përballueshme. Lituania në veçanti ofron disa nga paketat më të mira të internetit në botë (11,14 dollarë në muaj).

Përsa i përket vendeve në Evropën Qendrore / Lindore, kryesojnë Hungaria dhe Sllovakia, të cilat kanë internet më të shpejtë dhe më të lirë se Mbretëria e Bashkuar. Më të lira janë edhe Bullgaria dhe Rumania (e 4-ta më e lirë në botë), të cilat janë vetëm pak pas Mbretërisë së Bashkuar (në vendin e 47) për shpejtësinë.

10 vendet e para në botë për shpejtësinë e internetit:

  1. Lihtenshtajni
  2. Xhersi
  3. Andorra
  4. Gjibraltari
  5. Luksemburgu
  6. Islanda
  7. Zvicra
  8. Hong Kong
  9. Monako
  10. Hungaria

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0