Shqiptaro-amerikani që ka lançuar produktin “Hello” - Business Magazine Albania

Shqiptaro-amerikani që ka lançuar produktin “Hello”


Që me datë 22 korrik 2016 ka filluar fushata e paraporosive dhe mbështetësve të produktit në Kickstarter, duke marrë kërkesa rekorde të porosive për produktin më inovativ të teknologjisë në ditët e fundit.

Ky produkt që transformon TV-të në pajisje profesionale të komunikimit, është lançuar ditë më parë nga themeluesit e rrjetit social Solaborate, Labinot Bytyqi dhe Mimoza Bytyqi. Produkti është ndërtuar nga ekipi i tyre me bazë në Los Angeles në SHBA, Kosovë dhe Maqedoni dhe është mbështetur pa rezervë në Kickstarter për të ngritur fonde dhe për t’a bërë promovimin e inovacionit të saj më të ri.

Kjo pajisë, e nevojshme për çdo familje dhe zyre, transformon çdo TV në një pajisje dhe platformë të plotë të komunikimit; mundëson video-konferenca të kontrolluara me zë dhe mund të përdoret në shtëpi apo zyra moderne. Po ashtu HELLO bën shkëmbimin e ekraneve pa tela (ang. wireless screen-sharing), transmetimin live si dhe ofron mbikëqyrje për siguri me detektues lëvizjesh dhe më shumë.

Fushata e HELLOKickstarter kishte vendosur si synim që brenda 45 ditësh të mblidhte një fond investiv prej 30.000 dollarësh. Por, ky synim është tejkaluar më shumë se 300% duke tre-fishuar këtë shumë që në ditën e parë me kërkesa nga e gjithë bota, duke kaluar çdo pritshmëri me më shumë se 100.000 dollarë të mbledhur brenda 24 orëve.

Nëse ky trend i mbështetjes do të vazhdojë deri në ditët e fundit të fushatës, pritet që të bëhet senzacion i madh në mbarë botën, duke bërë shqiptarët pjesë të skenës teknologjike botërore. Kompania ka bërë të ditur që të gjithë mbështetësve në Kickstarter do t’u jepet një përdorim i pakufizuar jetësor i shërbimeve të HELLO pa kosto shtesë. HELLO do të arrijë tek mbështetësit e saj pas 4 muajve të fushatës tashmë të suksesshme.

“Ne nuk kemi parë asgjë tjetër më të mirë në treg dhe vendosëm ta krijojmë këtë gjë vetë. HELLO është për njerëzit dhe vjen me një çmim të volitshëm – është ndërtuar për bizneset moderne, profesionistët, krijuesit dhe të vetë-punësuarit. HELLO i ul kostot e pajisjes me sisteme për video-konferenca dhe të shërbimeve të IT-së për instalimin dhe mirëmbajtjen e tyre. Ne me të vërtetë jemi duke sjell video-komunikim profesional për të gjithë, kudo dhe në çdo pajisje”, deklaroi themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë, Labinot Bytyqi.

HELLO përmban katër mikrofonë të mençur, video sensorin me rezolucion 4K dhe procesorin katër-bërthamësh, komponente që punojnë së bashku për të siguruar që secili person në dhomë dëgjohet dhe shihet qartë. HELLO gjithashtu posedon akselerometrin dhe lente lëvizëse; është i lehtë për t’u instaluar dhe vendosur në çdo TV, ndërsa fotografia kapet në cilësinë më të mirë të mundshme.

Burimi: kosovapress.com 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mëso nga e djeshmja, jeto të sotmen, shpreso për të nesërmen. E rëndësishme është të mos ndalesh së pyeturi.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0