Shqipëria nis zbatimin e rregullave për lehtësimin e tregtisë me BE dhe vendet e CEFTA - Business Magazine Albania

Shqipëria nis zbatimin e rregullave për lehtësimin e tregtisë me BE dhe vendet e CEFTA

lehtësimin e tregtisë

Përmes një njoftimi zyrtar, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka njoftuar se nisur nga data 1 Shtator 2021 Shqipëria është vendi i parë në rajon që filloi të zbatojë rregullat tranzitore të origjinës të Konventës Pan-Euro-Mesdhetare, si rregulla alternative me BE-në dhe vendet e EFTAs (bazuar në Vendimin 1/2021).

Këto rregulla të reja do të lehtësojnë dhe zhvillojnë më tej tregtinë e ndërsjelltë ndërmjet vendeve pjesëmarrëse në Konventë me të cilat vendi ynë zbaton një marrëveshje të tregtisë së lirë, pasi:

  • Janë më të thjeshta dhe më fleksibël;
  • Lejojnë vazhdimin e zbatimit të kumulimit diagonal;
  • Parashikon zbatimin e kumulimit të plotë të origjinës (me përjashtim të tekstileve);
  • Për produktet e tekstilit (kapitujt 50-63 të nomeklaturës së mallrave) lejohet kumulim i plotë vetëm bilateral, për shembull BE-Shqipëri.
  • Në kuadër të kumulimit të plotë të origjinës, favor i madh i është bërë vendeve të CEFTAs, pasi të gjitha vendet e Ballakanit quhen si një vend. Në lidhje me tekstilet, kjo është mjaft pozitive, sepse proceset që mund të kryhen në vende të ndryshme të CEFTAs konsiderohen se janë kryer në një vend dhe më pas mund të eksportohen në vendin tjetër pasi plotësohet rregulli i kumulimit të plotë bilateral;
  • Parashikohet rregulli i kthimit të detyrimeve doganore (me përjashtim të tekstileve) duke i bërë produktet e tyre më konkuruese. Kjo do të thotë se për materialet jo origjinuese të përdorura për prodhimin e produkteve origjinuese të cilat eksportohen pas regjimit doganor të përpunimit aktiv, nuk paguhet taksa doganore;
  • Rregulli i tolerancës ka ndryshime mjaft pozitive për operatorët, pasi rritet pragu i mundësisë së përdorimit të produkteve jo-origjinuese nga 10% në 15%.
  • Ka avantazhe të reja në certifikatat e origjinës, pasi hiqet certifikata EUR MED dhe Deklarata e Origjinës EUR MED duke lehtësuar procedurat si dhe vlefshmëria e provave të origjinës nga 4 muaj bëhet 10 muaj.

Në lidhje me zbatimin e këtyre rregullave me vendet CEFTA dhe Turqinë, vendi jonë është në pritje të mbylljes së procedurave të brendshme të vendeve CEFTA pasi Shqipëria e ka ratifikuar vendimin 1/2021, ndërsa me Turqinë pritet të miratohet nga të dyja palët ky vendim.

Administrata doganore mbetet e angazhuar për të lehtësuar tregtinë e ligjshme nëpërmjet procedurave të thjeshtuara, shërbimit korrekt 24/7 në të gjitha degët/pikat doganore dhe digjitalizimit të shërbimeve në funksion të rritjes së eksporteve dhe lehtësimit të importit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0