Shqipëria kampione në Europe CodeWeek Hackathon me grupin "Unyo" dhe Albanian ICT Academy - Business Magazine Albania

Shqipëria kampione në Europe CodeWeek Hackathon me grupin “Unyo” dhe Albanian ICT Academy

Shqipëria kampione në Europe CodeWeek Hackathon me grupin "Unyo" dhe Albanian ICT Academy

Më 24 Nëntor u zhvillua  Europe CodeWeek Hackathon nga Komisioni Europian ku Shqipëria  shpallet kampione  në të gjithë Europën.

“Unyo” ka zhvilluar Blite, që është shumë më tepër se një aplikacion i zakonshëm; është një revolucion
në botën e teknologjisë, i krijuar me qëllim të veçantë:  Të ndihmojë individët me aftësi të kufizuara.
Ky projekt u lind në zemrën e konkursit CodeWeek Hackathon, fryt i përkushtimit dhe gjenialitetit të një grupi prej gjashtë talentësh – Firdeus Kasaj, Kristi Bushi, Jueda Avdillari, Amalia Bala, Leo Mecaj dhe Alkid Shuli dhe nën drejtimin e Ambasadores së Shqipërisë për EU CodeWeek Hatixhe Bilibashi.

Pas fitores së titullit në Hackathon-in në nivel kombëtar në Shqipëri, Blite vazhdoi të shkëlqejë duke fituar titullin Evropian, duke konkuruar dhe dalë triumfuese ndaj projekteve të tjera inovative nga e gjithë Evropa me përpara një jurie me anëtarë nga Komisioni Europian, Google dhe aktorë të tjerë ndërkombëtarë.
“Qëllimi ynë me Blite është të hapim dyert e arsimit dhe të mundësive për të rinjtë dhe fëmijët me nevoja të veçanta, duke u ofruar atyre një platformë arsimore që është jo vetëm tërheqëse, por edhe plotësisht e përshtatshme për nevojat e tyre unike. Me arritjen e titujve prestigjiozë në nivel lokal dhe Evropian, Blite tashmë është njohur për ndikimin dhe inovacionin e tij, duke u bërë një simbol i ndryshimit pozitiv në teknologji dhe arsim për të gjithë”-shprehet znj.Bilibashi.

Rreth EU CodeWeek Hackathon
EU Code Week është projekt i zhvilluar nga Komisioni Europian dhe synonte fillimisht përfshirjen e shteteve të Bashkimit Europian. Komisioni Evropian mbështet EU Code Week, si pjesë e strategjisë së tij për një treg të përbashkët digjital. Dhe pse Shqipëria nuk është pjesë e Bashkimit Europian dhe vështirësisë në fillim për tu bërë pjesë duke qenë se vitet e para lejoheshin vetëm shtetet e BE si pjesë e kësaj lëvizje, është arritur që Shqipëria të bëhej pjesë e EU Code Week që në vitin e parë dhe ka patur disa suksese gjatë këtyre viteve. Code Week në Shqipëri është shtrirë thuajse në të gjitha rajonet ku janë përfshirë në këtë lëvizje vullnetarë, mentorë, mësues dhe shumë të rinj ndër vite. Sot EU Code Week ka një shtrirje në shumë shtete nga e gjithë bota.
Në Shkurt të vitit 2023 EU CodeWeek hap konkursin për Ambasadorët e çdo shteti për të
zhvilluar CodeWeek Hackathon, ku nga 47 aplikime Shqipëria u rendit një ndër 6 shtetet e fituese për të zhvilluar këtë projekt.

Lexo edhe:Si ta shohim Inteligjencën Artificiale?!

Shqipëria si fituese në Europë u zgjodh në tre faza:
Faza e parë ku Shqipëria u përzgjodh në mesin e 47 aplikimeve nga shtete të ndryshme të Europës, nëpërmjet Ambasadores së EU CodeWeek për Shqipërinë Hatixhe Bilibashi.

Faza e dytë ishte hackathoni në nivel kombëtar Albanian CodeWeek Hackathon, i cili u zhvilluar për herë të parë në Shqipëri në 8-10 Shtator 2023 me pjesëmarrjen e 50 të rinjve ku u përzgjodhën 3 grupe fituese.
Faza e tretë ishte Hackathoni final EU CodeWeek ku Shqipëria u përfaqësua nga grupi “Unyo” fitues i çmimit të parë në nivel kombëtar i cili  u shpall dhe fitues në të gjithë Europën.

Lidhur me këtë temën e vendosur nga Komisioni Europian “Code to problem-solve and give life to your dreams.” të rinjtë dhanë zgjidhje teknologjike rreth 10 sfidave aktuale.

  1. Transparenca në sistemin arsimor;
    2. Sistemi i edukimit për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara;
    3. Punësimi i të rinjve;
    4. Ruajtja kapitalit njerëzor;
    5. Monitorimi dhe përmirësimi i cilësisë së ajrit;
    6. Monitorimi i zjarreve;
    7. Monitorimi i cilësisë së ujit;
    8. Transporti publik dhe sistemet online për të;
    9. Ture turistike virtuale;
    10. Kodo për zgjidhjen e problemeve dhe jepi jetë ëndrrave të tua.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0