Shqipëria arrin në 100 mijë të vaksinuar - Business Magazine Albania

Shqipëria arrin në 100 mijë të vaksinuar

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur të martën se tashmë Shqipëria ka arritur në 100 mijë të vaksinuar ndaj COVID-19. Manastirliu thotë në një postim në Twitter tashmë janë 100 mijë jetë më të mbrojtura falë këtij procesi.

“Tani çdo ditë e më shpejt po afrohet drita në fund të tunelit”, shkruan Manasirliu.

Ministrja e Shëndetësisë bëri të ditur në fundjave se synon që Shqipëria të arrijë të vaksinojë mbi 10.000 persona në ditë. Ndërkohë, sipas kreut të qeverisë, Edi Rama Shqipëria ka siguruar doza të mjaftueshme të vaksinës kundër koronavirusit, duke bërë të mundur imunizimin e popullatës përpara afatit të parashikuar prej 14 muajsh.

Rama tha gjatë nisjes së vaksinimit masiv të dielën se këtë vit pritet që sezoni turistik në Shqipëri do të jetë më i lehtësuar dhe pa kufizime për shkak të vaksinimit, që sipas tij, do të shkëpusë zinxhirin e infektimeve

“Besoj që ky sezon turistik do të jetë shumë i lehtësuar. Mbetemi të bindur që deri në pranverën e ardhshme do jetë vaksinuar e gjithë popullata, por kam bindjen se para pranverës së ardhshme do ta mbyllim procesin”, tha kryeministri Rama.

Sipas autoriteteve, objektivi është që brenda majit të jenë vaksinuar gjysmë milioni shqiptar, ndërsa zv ministra e Shëndetësisë, Eugena Tomini, ka deklaruar se me ardhjen e dozave të tjera të vaksinave pritet që të ulet mosha e të vaksinuarve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0