Shoqata Shqiptare e Bankave dhe  Ministria e Mireqenies Sociale  sjellin Javen e Parase - Business Magazine Albania

Shoqata Shqiptare e Bankave dhe  Ministria e Mireqenies Sociale  sjellin Javen e Parase


Edhe kete vit, Shqiperia do te jete pjese e aktiviteteve te organizuara ne mbare boten, ne kuader te Javes se Parase. Kjo iniciative synon ndergjegjesimin e te rinjve per menaxhimin e parase, kursimeve dhe ardhurave, qe ne moshe te re, per nje te ardhme me te sigurt. Shoqata Shqiptare e Bankave bashkepunon kete vit me Ministrine e Mireqenies Sociale dhe Rinise, ne organizimin e disa aktiviteteve edukuese mbi financat per femije dhe te rinj. Kete vit organizohen njekohesisht Java Europiane e Parase dhe Java Globale e Parase. Java Europiane e Parase, organizohet per here te pare, nen koordinimin e Federates Europiane Bankare, tek e cila Shoqata Shqiptare e Bankave eshte anetare e asociuar. Aktivitetet ne kuader te Javes Globale te Parase, organizohen nen koordinimin e organizates “Child and Youth Finance International (CYFI)”.

Sipari i ketyre aktiviteteve u hap me nje takim te organizuar ne Qendren Rinore ne Tirane, ku perfaqesues te Shoqates Shqiptare te Bankave, Ministrise se Mireqenies Sociale dhe Rinise, dhe perfaqesues te bankave u shpjeguan te rinjve te grupmoshave 15-18 vjeç mbi rendesine e edukimit financiar, dhe produkte e sherbime bankare, te cilat mund te perdoren dhe nga ata.

Ne hapje te eventit, Zj. Xhaferaj, Sekretare e Pergjithshme e Shoqates se Bankave, theksoi angazhimin nder vite te Shoqates dhe bankave anetare ne edukimin financiar te te rinjve, si kusht i domosdoshem per kliente bankare me te pergjegjshem ne te ardhmen.

Te pranishmit u pershendeten gjithashtu nga Zj. Anuela Ristani, Drejtoreshe e Sherbimit Kombetar Rinor dhe Zj. Ina Verzivolli, Kryetare e Agjencise Shteterore per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Ministrine e Mireqenies Sociale dhe Rinise.

PROGRAMI I AKTIVITETEVE NE TIRANE

E hene, 9 Mars 2015
Ora 14:00 – Debat mbi Financat Personale per gjimnazistet. Aktiviteti organizohet ne Qendren Rinore te Tiranes.

E marte, 10 Mars 2015
Ora 09:00 – Vizita te studenteve te Shkolles se Mesme Ekonomike ne Dege Banke.
Ora 15:00 – Leksion ne Klubin e Studenteve te Fakultetit Ekonomik.

E merkure, 11 Mars 2015
Ora 15:00 – Shfaqja “Çufo dhe Tipi – Nje aventure me verdhushka“ per nxenesit e klasave I te shkollave 9-vjeçare te Tiranes.
Ora 17:00 – Seminar mbi Skemen e re te Fondeve te Pensioneve. Aktiviteti organizohet ne Qendren Rinore te Tiranes.

E enjte, 12 mars 2015
Ora 10:30 – Shfaqja “Çufo dhe Tipi – Nje aventure me verdhushka“ per nxenesit e klasave I te shkollave 9-vjeçare te Tiranes.
Ora 11:30 – Shfaqja “Çufo dhe Tipi – Nje aventure me verdhushka“ per nxenesit e klasave I te shkollave 9-vjeçare te Tiranes.
Ora 16:00 – Seminar “Startup Life Tirana”. Aktiviteti organizohet ne Qendren Rinore te Tiranes.

E premte, 13 Mars 2015
Ora 12:00 – Seminar me Studentet e Ekonomise ne Universitetin Europian te Tiranes.

Aktivitete te tjera gjate javes:
Quiz “Testoni njohurite tuaja mbi Financat dhe Bankat” ne faqen FB te AAB-se.
Video mbi “Kredite Konsumatore” ne faqet ne FB e YouTube te AAB-se.

Burimi: www.aab.al

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0