Shofer që 17 vjeç si në Gjermani? DPSHTRR nis shqyrtimin e praktikës së suksesshme gjermane - Business Magazine Albania

Shofer që 17 vjeç si në Gjermani? DPSHTRR nis shqyrtimin e praktikës së suksesshme gjermane

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka pritur Z. Oliver Luksic, Sekretarin Parlamentar të Shtetit dhe Koordinatorin Federal për Logjistikën dhe Transportin e Mallrave në Gjermani, Z. Guido Zielke, Drejtor i Përgjithshëm i Trafikut Rrugor dhe Transportit të Ministrisë Federale Gjermane të Digjitalizimit dhe Transportit, si edhe Z. Sebastian Peter këshilltar i Z. Oliver Luksic.

Pas njohjes së konvertimit të patentave me shtetin gjerman, është organizuar sërish një takim për shkëmbimin e eksperiencave mbi përfitimin e lejeve të drejtimit në shtetet respektive, e ku ndër të tjera pala gjermane ka vlerësuar punën e DPSHTRR për praktikat e ndjekura dhe për risitë e masave për drejtuesit e rinj, në aspektin e rritjes së sigurisë në rrugë dhe impaktit në uljen e aksidenteve.

Së fundi, një interes të veçantë ka marrë tematika e praktikës pozitive gjermane për ta ulur moshën e marrjes së lejedrejtimit në 17 vjeç, me kusht shoqërimin gjatë ngarjes së mjetit nga një familjar me historik korrekt drejtimi mjeti, duke rritur orët në timon në kushte sigurie për shoferët e rinj, si edhe mbi temën e tarifave të Autoshkollave, ku palët pjesëmarrëse ndanin të njëjtin mendim se rregullimi nis nga garantimi i kostove dysheme dhe mbrojtja e tregut nga spekulimi e evazioni fiskal, ku u dakortësua që të bashkëpunohet për këto dy aspekte.

Gjithashtu, u diskutua mbi Programet e Sigurisë Rrugore, eksperiencën mbi projekte të normave të sjelljes në qarkullim, ndihmë në ngritjen e sektorit shqiptar të Homologimit të mjeteve rrugore dhe për shkëmbimin e të dhënave mjete-drejtues mjetesh mes dy vendeve, trajnime e specializime specifike për përmirësime në praktika e shërbime, digjitalizim dhe harmonizim.

Ky takim u finalizua me firmosjen e marrëveshjes mes dy shteteve për bashkëpunimin në aktivitete të forcimit të sigurisë rrugore dhe edukatës mbi trafikun dhe shfrytëzimit të rrugës!

takim

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0